Këshilli i Europës propozon që vendimi i Kushtetueses t’i kalojë Venecias, Rama refuzon
23/02/2010 Presidenti ul në një tavolinë dyshen Berisha-Rama, shtyhen bisedimet
Tryeza për të arritur një marrëveshje do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme
Propozimi i delegacionit të Këshilli të Europës për dërgimin në Komisionin e Venecias të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është pranuar nga lideri i opozitës Edi Rama, gjë që ka sjellë dhe ndërprerjen e bisedimeve të djeshme. Burime nga tryeza e zhvilluar dje në Presidencë thanë se delegacioni i Këshillit të Evropës, pasi ka dëgjuar pretendimet e palëve, ka hedhur në tryezë idenë për dërgimin në Komisionin e Venecias të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore për të shqyrtuar nëse komisione të tilla kanë të drejtë të marrin në shqyrtim vendime të gjykatave, në këtë rast të Kolegjit Zgjedhor. Të njëjtat burime shprehen se me këtë propozim ka qenë dakord vetëm kryeministri, ndërsa Edi Rama, kreu i opozitës, nuk ka qenë dakord, me pretendimin se ai nuk po kërkon të marrë në shqyrtim vendimet e gjykatave dhe se kërkesa e tij është në përputhje me Kushtetutën. Kërkesa e vazhdueshme e Edi Ramës ka qenë hapja e kutive të votimit, gjë që është kundërshtuar nga kryeministri. Në këto kushte, bisedimet janë ndërprerë për të vazhduar ditën e sotme.
Presidenti Bamir Topi, në prezencë edhe të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, zhvilloi tryezën e tretë politike mes dy liderëve kryesorë të politikës për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte nxjerrjen e vendit nga kriza politike. Takimi zgjati mbi dy orë, por palët nuk kanë bërë asnjë deklaratë rreth zhvillimeve brenda tij. I vetmi reagim vjen nga Presidenca, zyra e shtypit, ku njoftohet për vijimin e negociatave dhe bisedimeve gjatë ditës së sotme. Më herët në takimin e paradites kreu i shtetit mori nga ndërkombëtarët vlerësimin se është udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës.
Tryeza e tretë
Pasditen e djeshme numri një i shtetit shqiptar priti për të dytën herë Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Mevlut Kavushoglu. Por këtë herë në takimin e pasdites ishin të pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, të shoqëruar respektivisht nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi dhe kryetari i Asamblesë së PS-së Gramoz Ruçi. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Presidentit, parlamentarët e Këshillit të Evropës e informuan kreun e shtetit shqiptar për rezultatet e takimeve të tyre të zhvilluara gjatë gjithë ditës me kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Rama për të gjetur pikëtakimet e mundshme, për të afruar palët drejt një marrëveshje dhe për të zgjidhur përfundimisht ngërçin politik të institucioneve shqiptare. Ky delegacion ndodhet në vendin tonë pikërisht për këtë qëllim: nxitjen e palëve në arritjen e një kompromisi politik. Ndërkohë që duhen edhe dy javë nga afati që vetë ndërkombëtarët vunë për zgjidhjen e krizës, të cilët kërkuan arritjen e një marrëveshjeje të shëndoshë politike para 6 marsit.
Takim i parë
Kjo ishte hera e dytë që kryetari i shtetit priti në Presidencë Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kavushoglu, dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Mëngjesin e ditës së djeshme Presidenti Topi i njohu të pranishmit me disa prej arritjeve më të rëndësishme të vendit tonë në rrugën e reformave integruese të Shqipërisë në BE. Gjatë prezantimit Presidenti nënvizoi faktin se përmbushja e standardeve integruese është një detyrim, por dhe domosdoshmëri për shtetin shqiptar në shërbim të interesave të popullit shqiptar dhe në funksion të një të ardhmeje të sigurt.
Takimi me delegacionin te Kryesia
Topalli: Bojkoti praktikë e dënueshme
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e njohu Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës me të gjitha përpjekjet e saj në mënyrë që kriza politike në Shqipëri të marrë fund sa më shpejt. Duke u përqendruar pikërisht tek ai element që solli këtë krizë: bojkotin e opozitës, kryeparlamentarja informoi për përpjekjet e saj institucionale për të komunikuar me çdo deputet të opozitës, duke i ftuar ata të respektojnë Kushtetutën dhe mandatin që i ka dhënë populli. “Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ishin një gur i rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Çdo përpjekje që cenon këtë arritje duhet konsideruar si përpjekje kundër interesave dhe aspiratave të popullit shqiptar. Bojkoti, si një mohim i demokracisë, është një praktikë e dënueshme, dhe si e tillë është konsideruar nga të gjitha dokumentet e institucioneve ndërkombëtare”, - tha Topalli. Si Kryetare e Kuvendit ajo garantoi se është e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, parlamentarizmin dhe shtetin ligjor. Kryeparlamentarja informoi gjithashtu edhe për ofertën që mazhoranca i ka bërë opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili mund të funksionojë vetëm në zbatim të Kushtetutës, parimit të ndarjeve të pushteteve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Shefja e Parlamentit vlerësoi gjithashtu miratimin e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Shqipërinë, rikonfirmoi vlerësimin për raportin e OSBE–ODIHR-it për zgjedhjet, si dhe deklaratën më të fundit të bërë nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joao Soares. Para dy ditësh ai i bëri thirrje opozitës që të hyjë në Parlament, pavarësisht kërkesave të saj.
Konferenca e KiE-së
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës liderët e pesë grupeve politike dhe bashkëraporterët e monitorimit do të japin një konferencë për shtyp sot paradite në hotel “Rogner”. Presidenti i APKE-së Mevlut Çavusoglu dhe delegacioni që e shoqëronte po zhvillojnë një vizitë dyditore (22 dhe 23 shkurt) në vendin tonë. Dje takuan Presidentin e Republikës Bamir Topi, Kryetarin e Parlamentit Jozefina Topalli, Kryeministrin Sali Berisha, liderët të partive politike dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar. Vizita e tyre është një përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë në Rezolutën 1709 të saj për të “mbështetur procesin e zgjidhjes së situatës aktuale politike dhe të asistojë Presidentin Topi në rolin e tij si moderator dhe në përpjekjet e tij për të rivendosur dialogun politik”.