Letra e magjistratëve "anonimë"
Gjyqtarët magjistratë mohojnë të jenë "autorë" të një letre që është dërguar në Presidencë, e shpërndarë dje në postat elektronike të dhjetëra gazetarëve. Disa prej tyre, të kontaktuar nga gazeta "Shqip", kanë deklaruar se nuk kanë shkruar asnjë rresht nga letra e pretenduar. Ndërsa disa të tjerë pohojnë se janë vënë në dijeni të letrës nëpërmjet mediave vizive, por nuk kanë kurrfarë dijenie se kush e ka hartuar. Më pas shtojnë se disa fakte janë të vërteta, por mohojnë përfshirjen e tyre në hartimin e saj.
Në fund të letrës që ka ardhur në postën elektronike të gazetës "Shqip" janë 10 gjyqtarë magjistratë që pretendojnë se nuk janë emëruar në punë, pas një konflikti Ministri e Drejtësisë-KLD. Megjithëse kanë të shënuar emrin e tyre në letër, ata mohojnë që të jenë autorë, duke e lënë letrën "anonime". Të kontaktuar nga gazeta, deklarojnë se disa fakte në letër janë të vërteta, por nuk janë ata hartuesit dhe se do të mbajnë një qëndrim disa ditë më vonë, duke sqaruar diçka. Ndërkohë, pas mohimit të disa prej magjistratëve, letra ka ngjallur hije dyshimi nga ana e KLD-së se mund të jetë bërë për qëllime të tjera... Ndoshta në vazhdën e përplasjeve Ministri-KLD. Gjithsesi, zyrtarët e këshillit mohojnë të japin një prononcim, duke deklaruar se personat që gjenden në fund të letrës mund të saktësojnë vërtetësinë e kësaj letre.
Letra në redaksi
Në orët e mesditës së djeshme, në redaksinë e gazetës "Shqip" mbërriti një letër që i drejtohej Presidentit të Republikës, ministrit të Drejtësisë, anëtarëve të KLD-së dhe zyrave ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, nga ana e 10 gjyqtarëve magjistratë që kërkojnë emërimin e tyre përfundimtar sipas ligjeve në fuqi. Në mënyrë kronologjike, gjyqtarët magjistratë tregojnë se janë emëruar në datën 5 tetor 2007 për të kryer stazhin profesional në 5 gjykatat më të mëdha të shkallës së parë, me propozim të KLD-së dhe dekretim të Presidentit dhe konkretisht në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë (nga 2 vetë). Në fund të vitit të tretë akademik, në korrik 2008, u bë vlerësimi dhe për stazhin profesional dhe doli renditja përfundimtare e 3 viteve së bashku për formimin e magjistratëve gjyqtarë. "Pavarësisht se emërimi ynë duhej të ishte bërë që në muajin shtator-tetor 2008, ne ende nuk kemi marrë emërimin përfundimtar, duke qëndruar në pritje dhe në ankth se ç`do të ndodhë, kur do emërohemi dhe ku", shkruajnë gjyqtarët, por pa përmendur emra. Sipas tyre, pavarësisht me gjithë këtë vonesë, në mbledhjen e datës 24 dhjetor 2008 të KLD-së, ministri i Drejtësisë propozoi 10 vende vakante për emërimin përfundimtar të studentëve që kanë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Por në mbledhjen e datës 24 dhjetor 2008, KLD i rrëzoi vendet vakante për emërimin përfundimtar të studentëve të magjistraturës, të propozuara nga ministri i Drejtësisë, me arsyetimin se ministri i Drejtësisë kishte shkelur procedurën, pasi paraprakisht duhej të kishte bërë riorganizimin e gjykatave në rang republike, ku të përcaktohej numri i përgjithshëm i gjyqtarëve për çdo gjykatë. Në letrën e drejtuar edhe Presidentit të Republikës, që është njëherësh kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thuhet se nuk është normale dhe aspak e logjikshme që KLD të përdorë pretekstin e "gjykatave të karrierës" dhe "të pushtojë" për vete të gjitha gjykatat që ndodhen afër Tiranës, duke i emëruar magjistratët në rrethe shumë të largëta gjyqësore, thjesht se sapo kanë dalë nga shkolla dhe nuk janë pjesë e aferave dhe pazareve që mund të bëhen.
10 gjyqtarët magjistratë
(sipas letrës që ka ardhur në gazetë)
1- Esmeralda Çeka, stazhi në Tiranë
2- Enerjeta Deraj (Shehu), stazhi në Tiranë
3- Alma Hoxha, stazhi në Durrës
4- Matilda Shalla, stazhi në Durrës
5- Rezarta Mataj, stazhi në Shkodër
6- Irida Kacerja, stazhi në Shkodër
7-Gentian Hamiti, stazhi në Vlorë
8- Ervin Trashi, stazhi në Vlorë
9- Sonjela Voskopi, stazhi në Korçë
10- Vojsava Osmanaj, stazhi në Korçë