Alternative provokim dhe irritim - Festivali i letersise ne Mynih

180 shtepi botuese e rreth 10.000 botime te reja ne vit Me keto shifra Mynihu eshte kryeqyteti i botuesve te hapesires gjermanofone. Ajo cka i mungonte deri tani metropolit gjermanojugor ishte nje festival letersie. Tani edhe kjo ngjarje iu shtua kryeqytetit te Bavarise. E per ta kremtuar kete profilizim te tij si qytet librash Mynihu ka ftuar nje sere emrash te njohur te letersise boterore.
Gjithsej rreth 100 shkrimtare ka ftuar festivali i ri letersise ne Mynih te prezantojne veprat e tyre nga data 17 nentor e deri me 5 dhjetor 2010. Nje pjese e aktivitetit ka ekzistuar edhe me pare ne kuader te panairit te librit te Mynihut Bcherschau. Por risia kryesore kete vit eshte Forumi i autoreve. Shkrimtaret qe marrin pjese ne forumin e autoreve i ka perzgjedhur shkrimtari bullgar Ilija Trojanov i cili eshte kuratori i ketij festivali. Per ti dhene nje specifike te vecante festivalit organizatoret kane vendosur qe kuratori te ndryshoje nga viti ne vit.
Donim te kishim nje program letrar me cilesi te larte me koncept permbajtesor dhe qe premton zbulime letrare pra nje program te shkeputur nga shpejtesia e tregut ku libri qe del ne pranvere vjeterohet ne vjeshte shpjegon Hans Georg Kppers referent kulture i qytetit te Mynihut.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Larmi letrare
Programi i perzgjedhur nga Trojanovi ne nje fare menyre pasqyron jeteshkrimin e ketij intelektuali kozmopolit Botuesi dhe shkrimtari 45-vjecar ka lindur ne Sofje te Bullgarise eshte rritur ne Kenia ka studiuar ne Mynih ka jetuar ne Indi e Afrike te Jugut dhe tani banon ne Vjene. Festivalin e hapi Nuruddin Farah nga Somalia ndersa nje maratone leximesh njembedhjete oreshe Trojanovi e pagezoi me emrin Wordraga frymezuar nga struktura e melodise se muzikes klasike nga India.
Trojanow eshte perpjekur te dale nga skema e zakonshme e leximeve solo ose diskutimeve me disa pjesemarres. Autoret e perzgjedhur ai i ka ndare dy nga dy
Ata kane dicka te perbashket ose e njohin mire njeri-tjetrin ose i bashkon tematika apo nje pervoje e caktuar thote ai per Deutsche Wellen.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Emri i trendafilit nga Umberto Eco.
Keshtu per shembull shkrimtari italian Umberto Eco Emri i Trendafilit dhe skenaristi francez Jean-Claude Carrire Gjenerali i Ushtrise se Vdekur paten rastin te flisnin per dashurine e tyre per librin. Nobelistja gjermano-rumune Herta Mller dhe kolegu i saj hungarezo-rumun Gyrgy Dragomn biseduan per letersine dhe represionin ne periudhen e diktatures boshnajku Xhevat Karahasan dhe hebreu i lindur ne Peje David Albahari per pervojen e tyre me luften shkaterrimin dhe identitetin.
Me keta dhe shume shkrimtare te tjere nga te gjitha kontinentet Trojanovi donte tu ofronte bavarezeve nje mundesi njohjeje me kulturat e ndryshme nje alternative qe shkon fare mire ne debatin aktual per integrimin e te huajve ne Gjermani dhe orientimin e tij nga kultura udheheqese gjermane. Ne duam ta marrim seriozisht letersine ne rolin e saj si alternative shoqerore dhe korigjuese e politikes makineri per shpjegimin dhe rrenimin e botes provokim dhe irritim thote Trojanov.
Autore Anila Shuka
Redaktoi Eliana Xhani