Kthim tek e shkuara - nje grup studentesh hulumtojne mbi kohen e diktatures

Grupi prej 10 studentesh nga Universiteti Aleksander Moisiu ne Durres qe ishte angazhuar ne kete projekt nuk e ka perjetuar njeren prej periudhave ne studim ate te Shqiperise nen diktaturen komuniste. Por nga intervistat qe kishin bere me qytetare te ndryshem ata sollen mjaft aspekte te realitetit ne ato vite. Per diskriminimin qe iu behej besnikeve te Partise dhe atyre qe nuk ishin te tille per kontrollin total te medias nga pushteti por edhe per perfytyrimet qe krijoheshin ne kohen e izolimit politik e ideologjik per rendin kapitalist. Theniet nga deshmitare te kohes fotografite origjinale per ilustrim krijuan nje atmosfere reale te se shkuares. Me kete metode u procedua edhe per vitet e para te fillimit te proceseve demokratike si dhe per aktualitetin.
Te njohim te shkuaren per te kuptuar veten
Njera prej organizatoreve te aktivitetit Charlotte Siegerstetter thote se e shkuara duhet te jete objekt diskutimi ne publik. Aq me teper kur historia e Shqiperise ne kohen e komunizmit ka qene mjaft dramatike thote ajo per DW-ne.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Performanca e studenteveTe konfrontohemi me te shkuaren te pyesim prinderit per shembull shoke e miq qe jane me te medhenj se sa ne qe te mesojme se cfare ka ndodhur pse jemi keshtu dhe pastaj mund te ndryshojme gjerat nese duam ose ti mbajme sic jane. Nuk mund te marrim nje vendim per ndryshim ose per te mos ndryshuar nese nuk dime se nga vijme. Studentet merren edhe me te kaluaren dhe jo vetem me te ardhmen.
Deshmite e kohes - pervoje e vecante
Dorian Alimerkaj eshte njeri prej studenteve te angazhuar ne projekt. Ai thote per DW-ne se e konsideron si nje eksperience te vyer faktin qe koleksionoi histori njerezore. Tregonin jeten e tyre por ndonjehere dhe me lote ne sy. Ku tregonin vuajtjet dhe perjetimet qe kishin patur. Keto na benin te ndjeheshim keq por dhe te mesonin nga me te medhenjte se si kishin kaluar. Ishte me te vertete nje eksperience e vecante.
Ndersa Maden Ajdini para viteve 90 te shekullit te kaluar ka qene ne moshe te re. Teksa degjon permbledhjen e deshmive qe kane pergatitur studentet atij i ngacmohen kujtime nga ajo kohe. E kaluara jone eshte dhe nostalgjike dhe e dhimbshme. Jane te dyja brenda dhe askush nuk mund ti mohoje. Ishte dicka shume e bukur studentet kishin hulumtuar dhe eksploruar me intervista dhe forma te tjera te cilat per shikuesit ishin mjaft te kendshme.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fondacioni Friedrich Ebert Berlin
Per studenten Nertila Malasi marrja e opinioneve nga qytetaret per te djeshmen apo per te sotmen eshte nje detyre me pergjegjesi. Pavaresisht veshtiresive qe ka sot per te rinjte ne gjetjen e nje vendi pune pas studimeve universitare dhe kualifikimeve te tjera shkencore une personalisht do te qendroj ne Shqiperi thote ajo per DW.
Dhe kur kam qene me e vogel por dhe tani qe kam hedhur disa hapa duke kryer studimet ketu asnjehere nuk kam menduar te ardhmen time diku jashte. Sic te vleresojne ne vendin tend askund nuk mund te te vleresojne kur je jashte. Ndoshta ndonje trajnim me i mire ndonje specializim a studim jashte shtetit pasi te kem marre njohurite me te mira andej do te kthehem qe ti perdor dhe ti jap ketu.
Projekti - pune vullnetare e studenteve
Belina Bedini bashkeorganizatore e projektit thote se studentet kane nisur nga puna rreth 5 muaj me pare. Ata erdhen ne menyre vullnetare me deshire jo vetem per te qene pjese e projektit por e shfrytezuan pjesemarrjen si nje rast per te njohur nje periudhe te panjohur per ta.
Per studentet ishte nje eksperience e re qofte per punen individuale qofte per punen ne grup. Beme disa trajnime me ta per menyren se si behen intervistat per perpunimin dhe interpretimin e te dhenave te grumbulluara etj.
Bedini shton se nje ekspert erdhi enkas nga Gjermania per kujdesin ndaj procesit te prezantimit te rezultateve per publikun. Projekti ishte nje bashkepunim mes Universitetit Aleksander Moisiu Fondacionit gjerman Friedrich Ebert dhe Ambasades Gjermane ne Tirane.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi