Arti tejkalon politiken - Bashkepunimi i artisteve te rinj ne Ballkan

Per nje jave krijues nga Ballkani ne gjini te ndryshme te arteve figurative u organizuan ne nje koloni artistesh e para ne Shqiperi. Ideja e nje kolonie arti me artiste te rinj nga vende te ndryshme te rajonit dhe me gjere nuk eshte e re. Ajo u realizua per here te pare ne vitin 1996 ne Maqedoni. Organizatorja e Kolonise se sivjetme te artisteve ne Tirane piktorja Jona Dividi atehere ishte nje vajze e vogel qe mori me pjese ne kolonine e pare te artisteve ne Maqedoni.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Piktorja Jona Dividi organizatore e Kolonia e Artit 2010.
Kam qene rreth 12- 13 vjec. Ishim tre femije ne rrethin jashteshkollor te piktures qe u perzgjodhem per te perfaqesuar talentet e reja te Shqiperise ne kolonine e artisteve ne Maqedoni. Atehere krijova nje peisazh nga qyteti i Manastirit me shtepite e tij te vjetra karakteristike - thoteJona Dividi.
Ky ishte momenti ku lindi endrra e Jones qe nje dite te kishte nje koloni artistesh nga Ballkani ne vendin e saj. Ajo qe perjetoi ne Maqedoni do te mbetej nje magnet i fuqishem qe do ta conte Jona Dividin te merrte pjese ne koloni te tjera artistesh te rinj ne Kosove Bosnje Bullgari Kroaci Turqi Itali France. Por jo ne Shqiperi.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Momente krijimi gjate aktivitetit Kolonia e artit 2010 ne Tirane. Per here te pare ne Shqiperi
Do te kalonin 14 vjet qe Jona Dividi tani pedagoge e piktures ne Akademine e Arteve te Bukura te realizonte sivjet per here te pare Kolonine e artit 2010 ne Tirane. Bashkepunimi dhe njohja e ndersjellte e artisteve mbetet shtysa e forte qe artistet e rinj nga Ballkani te pranojne ftesen e saj per te qendruar se bashku nje jave ne Tirane duke krijuar punime artistike dhe organizuar me to nje ekspozite artistesh qe ndodhen dhe krijojne per nje jave ne te njejtin mjedis.
Mblidhen artistet dhe bashkepunojne me njeri tjetrin. Ne Koloni artistesh 2010 baze ka qene Tirana dhe rrethinat e saj. Por shkuam edhe ne Patok nga ku u frymezuan pejsazhe interesante nga pikpamja e shprehjes artistike. Secili prej nesh vjen nga nje akademi arti ka bazen e vet artistike. Me vlere ka qene bashkepunimi dhe kombinimi i artisteve dhe krijimeve te ndryshme artistike ve ne dukje Jona.
Teknika artistike origjinale simbolika universale
Amela Ajanovic vjen nga Sarajeva ne Kolonine artistike 2010 te Tiranes. Ajo krijon ne gjinine e grafikes ne nje menyre mjaft origjinale perdor pambukun te cilit i jep ngjyrat dhe format qe deshiron. Ne ekspoziten e punimeve te artisteve nga Ballkani qe kurorezoi nje jave qendrimi dhe pune artistike ne Tirane ajo eshte paraqitur me nje pikture qe paraqet rrathe.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjesemarres ne Kolonia e Artit 2010 Amela Ajanovic Slavenka Ganceva dhe Hajrush Fazlliu.
Per mua rrathet jane nje element figuracioni qe simbolizon kozmosin nje levizje qe ende nuk ka perfunduar nuk eshte kryer. Rrathet me sjellin ndermend miqte artistet e kesaj kolonie ne Tirane. Ashtu si rrathet edhe miqesia jone nuk perfundon dhe do te zgjase per gjithmone. Kjo koloni artistesh nuk eshte dicka qe sapo e kam njohur por nje formacion artistik me nje tradite me se dhjetevjecare dhe jam e lumtur qe jam pjese e saj thote Amela Ajanovic.
Slavenka Ganceva vjen nga Sofia kryeqyteti bullgar. Ajo merret me punime artistike ne qeramike por edhe levron peisazhin me tekniken e akrilikut. Ne ekspoziten e Kolonia e artitit 2010 ajo eshte paraqitur me tri punime.
Jane tre peisazhe nga Patoku afer Lacit ku kam nderthurtur tekniken e qeramikes me ngjyrat ne akrilik. Deshira per te njohur dhe bashkepunuar me artiste te tjere me solli ne Tirane. Jam ed ashuruar me Tiranen - thote Slavenka Ganceva.
Arti tejkalon politiken
Hajrush Fazlliu pedagog i piktures ne Universitetin e Prishtines dhe pjesemarres ne Kolonine e artisteve Tirana 2010 e konsideron aktivitetin ne Tirane nje simbol te realitetit te sotem ne Ballkan ku konfliktet kane mbetur ne te shkuaren dhe i kane lene vendin bashkepunimit.
Gjate diteve qe kaluam ne Shqiperi pame nje Ballkan qe bashkepunon nje brez qe aspiron Evropen - thote Hajrush Fazlliu.
Bashkepunimi rajonal eshte nje nga parakushtet e BE-se qe ai ti hape Ballkanit deren e shtepise europiane. Duket se ate qe politika synon arti e arrin me gjuhen e tij universale permes se ciles realizon konkretisht dhe lehtesisht bashkepunimin dhe njohjen e ndersjellte mes popujve te Ballkanit.
Autore Ani Ruci / Tirane
Redaktoi Eliana Xhani