Alternim strategjish keshillat e Bodes dhe Fullanit

Strategjitë afatshkurtra të cilat vlejnë për të zgjidhur problemet ekonomike nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me strategji afatgjata. Këtë këshillë ka dhënë guvernatori i Bankës së Shqipërisë në praninë e ministrit të Financave dhe ekspertëve të ndryshëm të ekonomisë. Zoti Ardian Fullani, kërkoi që qeveria të hartojë poltika që ndërthuren me vendet e rajonit.
“Konsolidimi i politikës fiskale është i domosdoshëm për të garantuar një rritje pozitive ekonomike, por nuk mjafton për të garantuar ekuilibrat makroekonomikë afatgjatë, të qëndrueshëm”-tha Fullani.
Duke folur për sfidat e Shqipërisë në tregti dhe zhvillim, ministri i Financave tha se një nga drejtimet kryesore të qeverisë është financimi i sektorit priovat dhe infrastrukturës, ccka sipas kreut të financave do të krijojë kushtet për të konkuruar në rajon.
“Shqipëria dhe rajoni nevojitet të bashkëpunojnë dhe të bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të minimizuar ekstremitetet negative të sistemeve tona ekonomike, që vihen re, por e rëndësishme është që motorët e zhvillimit të jenë të orientuar në mënyrë unanime nga i njëjti horizont”-tha Bode.
Kreu i Financave dhe Guvernatori i Bankës Qendrore ishin të pranishëm në seminarin me temë “Sfidat aktuale të ekonomisë dhe bashkëpunimi rajonal në Europën Juglindore”. Ky aktivitet u orgaizua nga Banka e Shqipërisë dhe Universiteti i Oksfordit.
Florian Papadhimtri