Fullani:Rritja ekonomike, ndikim për mostejkalim të borxhit

Rritja e qëndrueshme ekonomike zgjidhje për të mos pasur një rritje të mëtejshme të borxhit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani në një seminar për sfidat ekonomike dhe bashkëpunimin rajonal deklaroi se nxitja e eksporteve do të ishte një zgjidhje për të pasur një rritje të qëndrueshme ekonomike.
Ndërkohë që i pranishëm në këtë seminar edhe ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se shkëmbimet tregtare janë një zgjidhje. Sipas Bodes hapi i parë drejt kësaj do të ishte ulja e barrierave doganore.
Kriza ekonomike që ka prekur një sërë shtetesh në botë ka dhënë efekte edhe në Shqipëri. Një prej problemeve kryesore është borxhi publik për të cilin kanë kërkuar kujdes edhe institucionet ndërkombëtare ekonomike.