E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Dardha me "kurseu" jeten

Tirane- "Banda e Altin Dardhes", me ka grabitur automjetin, por nuk me ka vrare. Keshtu ka deklaruar dje para gjykates deshmitari i thirrur nga akuza, Riza Qosja. "Me daten 25 shkurt te vitit 1998, kam qene me gruan dhe me dy miq ne nje lokal ne lagjen Uznove. Kisha harruar ne makine cigaret dhe dola per t'i marre. Ne ato momente pashe nje automjet tip fugoni me xhamin e pare te thyer, ku ulur ne vendin e pare ishte Altin Dardha, ndersa shoferin nuk e njihja", keshtu ka nisur te deklaroje dje para trupit gjykues te kryesuara nga gjyqtari Gerd Hoxha, deshmitari Riza Qosja. Me tej ai i shpjegoi gjykates, se Altin Dardha kishte kujtuar se automjeti ishte i nje armikut te tij, prandaj kishte dale per ta qelluar. "Iu prezantova Altinit, si nje miku i babait te tij. Ai zbriti nga makina bashke me shoferin, dhe me arme ne dore m'u drejtuan mua duke me kerkuar celesat e makines. Shoferi me vuri ne brinje automatikun, qe e kishte tyten te nxehte dhe kerkonte celesat e makines. Pasi ja dhashe u ktheva ne lokal per t'i treguar ngjarjen familjareve, por ne kete moment futet Dardha ne lokal dhe me therret, per t'i treguar se ku e kishte indietron makina", ka vazhduar deshmitari Qosja. Me pas ai shpjegoi se kur kishte dale jashte lokalit, kishte pare edhe nje person tjeter se bashku me Dardhen. Sipas Qoses pasi i ka treguar Dardhes indietron, e kishte degjuar teksa i thoshte atij personi qe ishte bashke me te, qe te futej ne makine, sepse ishte duke ardhur policia. "Pashe qe personi i cili bashke me Dardhen, nuk ishte i armatosur. Pasi hipen ne makine, u drejtuan drejt rruges se Skraparit", tregoi me tej Qosja. Deshmitari sqaroi se menjehere pasi u largua Dardha, kishte ardhur nje makine policie, e cila drejtohej nga Gani Malushi. "I tregova Malushit gjithcka si dhe drejtimin nga ishte larguar makina. Mesohet se deshmitari e kishte gjetur makinen e tij pas dy ditesh, te shkaterruar. Qosja e mbylli deshmine e tij, duke i bere te ditur gjykates se kishte marre vesh se ne lagjen Uznove, Altin Dardha kishte vrare dy njerez dhe kishte plagosur nje tjeter, me makinen qe i kishte marre atij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›