Lushnje/ Zhduket makina e faturistit te pasaportave
Hajdutet nuk kursejne as makinat e punonjesve te policise. Pasditen e djeshme, ne vendin e quajtur "Pushimi i shoferit", ne aksin rrugor te autostrades Fier-Lushnje, eshte vjedhur nje automjet tip "Benz". Burimet zyrtare pohuan se Murat Meta, me detyre oficer policie ne Komisariatin e Lushnjes, ku punon faturist ne zyren e pasaportave, ka denoncuar vjedhjen e makines se tij. Po keto burime pohuan faktin se Meta, pasi e ka pasur pushim, ka qene nen shoqerine e dy miqve te tij, duke drekuar ne nje lokal qe ndodhet prane kesaj autostrade. Kur ka mbaruar se drekuari, ai nuk e ka gjetur me makinen, aty ku e kishte parkuar.
Xh.B.
Xh.B.