Ligji i ekstradimit, ne proces detajimi
Ligji per ekstradimin e shume persona te shpallur ne kerkim, eshte duke u ndryshuar nga ana e Ministrise se Drejtesise. Nje grup specialistesh nga ky institucion, ne bashkepunim edhe me Prokurorine e Pergjithshme, Ministrine e Brendshme dhe Ministrine e Jashtme, te mbeshtetur edhe nga misionet EURALIUS dhe OPDATE jane duke ripare ligjin e vjeter. Shkak per kete ndryshim te ligjit eshte lehtesimi edhe me shume i procedures per te realizuar ekstradimin nga vendet e tjera ne vendin tone dhe anasjelltas. Drejtoresha e kodifikimit ne Ministrine e Drejtesise, Marsida Xhaferllari shpjegoi per "KJ", se ligji i ekstradimeve do te detajohet. Sipas saj, risi do te kete ne perpilimin e dokumentacionit, ne faktet e kryerjes se veprimeve, si dhe ne garancite qe Shqiperia i jep autoriteteve te huaja, si dhe ne pranimet e garancive nga autoritetet e huaja. Mesohet se po shqyrtohen modelet e Anglise, Cekise, Finlandes, Gjermanise, Hungarise, Malit te Zi, Suedise dhe Bosnje-Hercegovines per te derguar ne Komisionin e Ligjeve nje version te ri te ligjit "Marredheniet juridiksionale me shtetet e huaja".