E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetevrasjet, dy te vdekur ne nje dite

TIRANE - Dy persona i kane dhene fund jetes duke u veteflijuar. Nje vajze e re ka pire disa kokrra helm dhe ka nderruar jete ne Spitalin Ushtarak, nderkohe qe roja i nje magazine i ka dhene fund jetes duke u vetevarur. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, ku viktima jane: Adelina Palamani 19 vjece dhe Dilaver Bomi, 66 vjec. Sipas te dhenave, Adelina Palamani 19 vjece eshte vetehelmuar me fostoksine, dy dite me pare ne Tirane. Kane qene familjaret e saj, qe e kane gjetur te rene ne gjendje te rende dhe kane nisur ne drejtim te Spitalit Ushtarak. Por 19-vjecarja nga Tirana nuk ka mundur qe t'i mbijetoje helmimit dhe pas disa oresh ka nderruar jete. Nga mjeket eshte njoftuar dhe policia. Ne drejtim te spitalit kane shkuar patrullat e Komisariatit numer 3, dhe kane nisur hetimet. Ne pyetje jane marre familjaret, te cilet kane deklaruar se, nuk i dinin arsyet e ketij akti. Sipas policise, e reja ka humbur jeten gjate oreve te vona te dy dite me pare.

Por pak ore para se, 19-vjecarja te nderronte jete ne spital, nje tjeter person i ka dhene fund jetes. Dilaver Bomi, 66 vjec, eshte gjetur i vetevarur ne vendin e tij te punes. Sipas te dhenave nga policia, Bomi ishte roje ne nje firme te ndodhur ne zonen e ish-Frigoriferit. Trupi i pajete i 66-vjecarit eshte gjetur nga koleget e tij, ne momentin kur eshte nderruar turni. Koleget sapo kane pare trupin e pajete kane njoftuar policine. Ne drejtim te vendit te ngjarjes, kane shkuar efektivet e Komisariatit numer 4 dhe kane nisur hetimet. Pasi jane marre ne pyetje koleget, policia ka pyetur dhe familjaret e Bomit. Nga te dhenat e para eshte bere e ditur se, shkaku i vetevrasjes ka qene depresioni, i ardhur nga kushtet e renda ekonomike te tij. Gjithashtu ne dy rastet e veteflijimeve kane shkuar dhe ekspertet e Mjekesise Ligjore, te cilet kane bere te ditur se, shkaqet e vdekjeve kane qene, vetehelmimi dhe asfiksia mekanike, si pasoje e litarit.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›