E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohet me 30 vjet burg shqiptari qe vrau taksistin

AKUILA - Gjykata e Apelit e Akuilas denoi me 30 vjet burg shqiptarin Gentian Belegu, i akuzuar per vrasjen e taksist italian, Dante Libonati, ne vitin 2007. Ngjarja ka ndodhur ne daten 13 maj. Per kete krim, 34-vjecari shqiptar ishte denuar me burgim te perjetshem, por apeli vendosi t'ia ule denimin. Dy vjet me pare, Belegu vrau taksistin 77-vjecar, dhe arriti te largohej ne Milano pa rene ne gjurmet e forcave te rendit. Ai u arrestua, pasi policia e zbuloi permes telekamerave ne autostrade dhe shenjave te gishterinjve te gjetura ne taksi. Trupi i pajete i Libonatit me origjine nga Potenza dhe me banim prej kohesh ne Abruzo, u gjet tre dite pas vrasjes se tij, ne nje fushe me ullinj ne Kieti. Sipas policise, 77-vjecari ishte vrare pas goditjeve te shumta te bera me hekur. Gjate hetimeve, policia zbuloi se, shqiptari klandestin nuk kishte parate me vete per te paguar taksine dhe per kete ai kishte marre vendimin per vrasjen e Libonatit, pasi kishte frike se mos denoncohej. E me pas kishte marre makinen, duke udhetuar ne drejtim te Milanos. Si prova per arrestimin, kane sherbyer kamerat ne autostrade dhe targat e taksise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›