E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Goxhaj denoncon në Prokurori

Falangat e dhunës së Edi Ramës dhunuan dy anëtarë të Lëvizjes “Zgjohu”  

Lëvizja “Zgjohu” përgënjeshtron lajmet absurde të dhëna nga Agjencia e Lajmeve Balkanweb mbi kallëzimin penal të drejtuesit të lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj për djegien e Bunkerit në qendër të Tiranës. Agjencia e Lajmeve Balkanweb ka përhapur një lajm të rremë mbi gjoja një denoncim të Policisë Tiranë në Prokurorinë Tiranë ndaj Altin Goxhaj i cili do përballet me akuzën e prishjes së rendit dhe qetësisë publike. 

Ky është një lajm i pavërtetë dhe në dukje tendencioz pasi bën fakt të kryer që djegia e Bunkerit në qendër të Tiranës është vepër e Altin Goxhajt. Në fakt Policia e Tiranës, përkundrazi, po ndihmon në zbardhjen e çështjes pas vetë denoncimit të Altin Goxhajt për të gjetur autorët që shkatërruan dhe dogjën në mënyrë të dhunshme në mes të Tiranës simbolin e protestës së lëvizjes “Zgjohu” kundër Edi Ramës: një Bunker Polisteroli i cili ishte planifikuar të qëndronte në mes të Tiranës për muaj të tërë me qëllim për t’i treguar të gjithë qytetarëve se kush është politika e Edi Ramës për Tiranën, një bunker betoni.

Përfaqësuesi i lëvizjes “Zgjohu”, Altin Goxhaj, deklaroi se djegia e Bunkerit është një sulm i pastër kundër një institucioni: institucionit të protestës qytetare që garantohet si një nga të drejtat më themelore të Kushtetutës së Shqipërisë. 

“Ata që e dogjën në fakt e kishin planifikuar mirë pasi e realizuan këtë gjë fill pas përfundimit të procesit të votimit në mënyrë që të tensiononin situatën dhe të akuzonin për këtë qëllim avokatin Altin Goxhaj me qëllim që ai të ndalohej nga forcat e rendit dhe të mbahej në dhomat e paraburgimit që gjatë fitores së presupozuar të Edi Ramës të jepej një shembull publik se ku do të përfundojë edhe e vetmja lëvizje qytetare që ka kurajën dhe guximin të denoncojë mafien bashkiake të lejeve të ndërtimit”, u shpreh Goxhaj.

Sipas tij, ata që e dogjën bunkerin janë falangat e dhunës dhe terrorit, i përkasin të njëjtës kategori si falangat që dhunuan dy ditë më parë dy aktivistë të Lëvizjes “Zgjohu” gjatë protestës simbolike përballë këndit të përmbytur të Lojërave në mes të Tiranës. 

“Kjo dhunë e përsëritur dhe në rritje ndodhi dy ditë më parë kur Tirana ishte e përmbytur nga bllokimi i kolektorëve dhe kanalizimeve të ujërave të bardha të qytetit ku ndërsa dhjetëra makina kishin mbetur nën ujin e shiut, aktivistë të Lëvizjes “Zgjohu” vendosën një banderolë me sloganin: “Rama, çohu shko në punë”, pasi qyteti po përmbytej dhe Bashkia kishte muaj që nuk kishte kush ta drejtonte pasi të gjithë ishin në fushatë. Ndërkohë falangat e dhunës së Edi Ramës sulmuan dhe goditën aktivistët e Lëvizjes Zgjohu duke shkatërruar edhe banderolën me sloganin përkatës dhe e gjitha kjo pamje është e filmuar dhe është dorëzuar në polici dhe autorët janë në kërkim pas kallzimit në Polici të aktivistëve të lëvizjes “Zgjohu”. Po ashtu, si në rastin e djegies së Bunkerit, lëvizja “Zgjohu” konstaton përshkallëzimin e dhunës dhe terrorit të falangave të militantëve të inspiruar nga drejtues të lartë të Partisë Socialiste, ashtu siç bënë edhe me aktoren e nderuar Zonjën Rajmonda Bulku në Fier”, u shpreh më tej Goxhaj.

Ai vuri në dukje se këto akte dhune janë investiguar me vëmendje këto ditë nga lëvizja “Zgjohu” dhe ditën e sotme përballë vendit ku u dogj bunkeri Avokat Altin Goxhaj do të japë një Konferencë shtypi ku do të tregohet pista e hetimit për të treguar se kush janë personat dhe kush fshihet pas tyre, do të tregohen foto dhe video me pamje të dhunës së ushtruar ndaj aktivistëve të Lëvizjes “Zgjohu”, si dhe skemën e shëmtuar të terrorit dhe dhunës së dirigjuar nga Edi Rama.

Tashmë po bëhet e qartë se kush ishin ata që e dogjën simbolin e Protestës antiRama, kush ushtron dhunë fizike dhe shkatërron me forcë simbolet e lëvizjes “Zgjohu”.

Avokat Altin Goxhaj, si përfaqësues i kësaj Lëvizje tashmë ka në dorë dosje të reja për Edi Ramën, ato të dhunës, djegies dhe zhdukjes së kundërshtarëve të vet, të paralajmëruar muaj më parë nga krahu i tij i djathtë në bashki, Eduart Shalësi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›