E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Presidenten e Fondacionit Blouin, Louise Blouin

“Qeveria shqiptare e hapur për të bashkëpunuar në fushën e turizmit”

Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim Presidenten e Fondacionit Blouin,  Louise Blouin. Fondacioni Blouin vepron kryesisht në fushën e artit, kulturës dhe turizmit dhe publikon 165 botime. Fondacioni shtrihet në disa vende të rajonit si Greqi, Kroacia, Malin e Zi.

Blouin shprehu veçanërisht interesin e Fondacionit që ajo drejton për potencialin turistik të Shqipërisë dhe i shprehu kryeministrit Berisha dëshirën për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në këtë fushë.  

Kryeministri Berisha falënderoi znj. Blouin për interesin e shfaqur për të punuar me qeverinë shqiptare në promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar. Kryeministri Berisha e njohu Blouin me zhvillimin e turizmit në vitet fundit, duke nënvizuar në mënyrë të veçantë transformimin e infrastrukturës bregdetare, çka dëshmohet edhe nga rritja e numrit të turistëve, kur, vitin e kaluar, vendi priti 2.7 milion vizitorë. Shqipëria, u shpreh kryeministri, ka një vijë bregdetare të mrekullueshme, me një pasuri kulturore që është pjesë e trashëgimisë botërore, është e pasur me site arkeologjike dhe ka potenciale të mëdha turistike.

Blouin shprehu kënaqësinë të bashkëpunonte me qeverinë shqiptare për promovimin e kulturës dhe turizmit shqiptar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›