E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështrim/Klerikët serbë në Gazimestan sërish kërcënojnë me luftë!!!

Në çdo vend demokratik të botës, feja ndahet nga politika. Për predikuesit fetarë serbë, vlen e kundërta. Klerikët serbë, të cilët nuk kanë kurrgjë të përbashkët me fenë që e predikojnë ishin nxitësit kryesorë të luftës me rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë. Kisha Ortodokse Serbe dhe Sinodi i Shenjtë (KOS) është ndër përgjegjësit kryesorë për vrasjet masive të myslimanëve në Bosnjë dhe shqiptarëve të Kosovës. Mumja Pavle nuk pushoi kurrë së hedhuri gurë e dru mbi shqiptarët. Përfaqësuesit e Sinodit të Shenjtë serb,  kohë më parë kërkuan nga shteti serb që edhe me forcë ta ruajë tërësinë territoriale. Këso kërkesash të delegjitimuara, klerikët serbë iu paten drejtuar edhe OKB-së. Sërish me 28 qershor në Vidovdan, popi Amfolije Radoviq para disa zyrtarëve dhe besimtarëve ortodoksë, me tërë ikonografinë millosheviçiane nder të tjera tha se “Kosova tani është kreu i Lazarit, dhe në trupin e tij është Kosova të cilat nuk do të ndahen”. Klerikët shumë herë deri me sot e kërkuan edhe 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, i cili kurrë nuk u ka takuar. Ata nuk ngurrojnë të flasin për drejtësinë, ligjin dhe moralin!!! Dhënia e pavarësisë, sipas tyre, qenka shkelje e të drejtës së Zotit!!! Absurd se jo mahi!!!   Kryepopët serbë, në vend të kërkimfaljes për vrasjet dhe masakrat që bënë mbi shqiptarët e pafajshëm, ata po kërkojnë gjakderdhje të reja. Produkt i kishës serbe janë edhe “Grupi  i Car Llazarit”, një grupim kriminelësh e gangsterësh, të njohur si të tillë edhe gjatë luftës kundër shqiptarëve, të cilët vitin e kaluar për Vidovdanin paten tentuar që me forcë të hynin në Kosovë. 

Në Gazimestan, Ditën e Vidovdanit, më 28 qershor/700 vjet më parë, serbët në “Betejën e Kosovës” nuk fituan siç proklamojnë ata rrejshëm, por pësuan një humbje të madhe. Gazimestani është bërë sinonim i së keqes. Nga ky vend në vitin 1989  kryekrimineli Millosheviç kishte mbajtur fjalimin luftënxitës që pasoj me marshimin makabër për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. Në Gazimestan, ai filloi kalërimin antishqiptar mbi “Kalin e bardhë”. Serbët duhet ta kenë të qartë se ka përfunduar epoka e carëve dhe knjazëve. Ploja serbe mbi shqiptarët ka përfunduar në vitin 1999, kur forcat aleate të NATO-së, bashkë me  luftën çlirimtare të popullit shqiptar, dëbuan përfundimisht nga trojet e tyre falangat e kryekriminelit Millosheviq. Kosova tashmë e ka zyrtarizuar  pavarësinë si shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan. Shqipërisë Etnike iu kthye shumë natyrshëm një pjesë e saj. Në këtë shekull, edhe mund  të sendërtohen ëndrrat e shqiptarëve për bashkimin kombëtar…   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›