Altin Kore do te ekstradohet ne SHBA
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Tiranes për t’i dorëzuar drejtësisë amerikane biznesmenin.
Kore akuzohet për dy vepra penale, atë të trafikut ndërkombëtar të drogës si dhe armëmbajtje pa leje.
Avokati mbrojtës, Ardian Visha pretendon se ekstradimi i tij është i padrejtë pasi sipas tij nuk mund të kryhet një ekstradim për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Biznesmeni Kore dyshohet se është autor i shpërndarjes së 25 kg kokainë në zonën e Teksasit dhe i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Drejtësia shqiptare ka filluar tashmë verifikimin e të gjitha pronave dhe llogarive bankare që janë regjistruar në emër të Altin Kores dhe personave të tjerë që janë pjesë e rrethit familjar e farefisnor të tij.
Ndërkohë qe në SHBA agjentët e FBI-së i kanë bllokuar Kores, gjashtë llogari bankare. Altin Kore ka jetuar para disa vitesh si emigrant në SHBA dhe pikërisht në zonën e Teksasit ai ka mbajtur kontakte me grupe kriminale meksikane dhe ato italiane.
Në këtë, Kore mendohet se ka kryer dhe shpërndarjen e 25 kg lëndë narkotike të llojit kokainë.
Pas kësaj veprimtarie, Kore mundi të kthehet në Shqipëri ku ka jetuar i qetë dhe administruar disa biznese.
Ai u arrestua në muajin qershor të këtij viti teksa po kthehej nga zona turistike e Antalias në Turqi për shkak se nga të dhënat e sistemit elektronik rezultoi se emri i tij ishte në kërkim ndërkombëtar.