Atentati i kambistit ne Shkoder shoqerohen 20 veta ne polici
Nuk ka ende një pistë zyrtare për vrasjen me minë me telekomandë të 60-vjeçarit Mark Gjoni, ngjarje e cila ndodhi ditën e enjte, në ora 6 :40 minuta në lagjen “Vasil Shanto”, ose në vendin e quajtur “Tek Dollari” ku edhe punonte si kambist.
Nga ana e policisë së Shkodrës, është ngritur një grup i posaçem hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Uniformat blu kanë bërë shoqërimin e rreth 20 personave për të cilët nuk është ngritur ndonjë akuzë rreth vrasjes së 60-vjeçarit, por që dyshohet se mund të kenë qenë në dijeni rreth ngjarjes.
Edhe pse nuk është deklaruar asnjë pistë zyrtare për vrasjen e Mark Gjonit, mësohet se po punohet në dy drejtime kryesore.
E para, po hetohet nëse viktima ka patur ndonjë konflikt pronash, ndërsa e dyta dhe që është më e rëndësishme për grupin hetimor ka të bëjë me trafikimin e lëndëve plasëse.
Burime brenda policisë së Shkodrës tregojnë për dyshime rreth viktimës si pikë kontakti me trafikantët e Malit të Zi.
Të afërmit dhe miqtë e viktimës kanë treguar në polici se kambisti 60-vjeçar ditët e fundit ka shfaqur shenja nervozizmi dhe depresioni, duke deklaruar se nuk ndjehej mirë nga shëndeti.
Momentet para vdekjes, viktima ka folur me hetueset qe mbërritën me shpejtësi në spital.