Berat, konflikt i armatosur mes të rinjsh, 5 të plagosur
BERAT – Gjatë orëve të vona të mbrëmjes rrugët e Beratit janë kthyer në një fushë beteje. Dy grupe të armatosur kanë shkëmbyer breshëri kallashnikovi në lagjen Dëshmorët e Kombit.
Policia bën të ditur se ishte njoftuar nëpërmjet telefonit për të konfliktin me armë të ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen "Dëshmorët e Kombit", në vendin e quajtur Kinoklubi.
Fatos Çobo, dhe Altin Hasani së bashku me 2 persona të tjerë të paidentifikuar janë konfliktuar me Gerald dhe Ajet Vavla, 29 vjec e 30 vjec, në ambientet e jashtme të një lokali në pronësi të Bledar Çoles, 33 vjec.
Nga konflikti kanë mbetur të plagosur 5 persona. Gerald dhe Ajet Vavla, përkatësisht 29 e 30 vjeç si dhe Fatos Çobo, Altin Hasani e Bledar Çole.
Dy të parët janë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar në Tiranë, në Spital Ushtarak për mjekim më të specializuar. Ndërsa 3 shtetasit e tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen në spitalin rajonal të Beratit.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e konfliktit me armë.
(a.h/s.g/BalkanWeb)