Greqi, Venizelos: Sindikatat të mos luajnë me zjarrin
ATHINE- Ministri i financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, i ka bërë thirrje sindikatave që të “mos luajnë me zjarrin” ndërsa qeveria po përpiqet t’i plotësoj kërkesat për të fituar kredi ndërkombëtare, me të cilat shpresohet se do të evitohet dështimi për pagesën e borxheve.
Duke folur në Parlamentin e Greqisë, zoti Venizelos, i ka tërhequr vërejtjen sindikatave për grevat dhe marshimet kundër masave të kursimit të imponuara nga qeveria.
Autobusët, tramvajët, metroja dhe taksitë, sot nuk po punojnë në Athinë, pasi punëtorët e transportit publik u larguan nga puna për të dytën ditë me radhë.
Sindikatat planifikojnë të mbajnë disa greva javën e ardhshme e cila mendohet se do të kulmojë me grevën e përgjithshme më 19-20 tetor. Në disa greva është përfshirë edhe marrja e kontrollit në ndërtesat qeveritare.
(s.g/balkanWeb)