Ora e zeze e opozites
Opozita e qeverise se djathte ne Shqiperi po jeton ndoshta nje nga periudhat e saj me te erreta qysh se humbi pushtetin me 2005. Shfaqjet ne televizor me ate tryezen e komentatoreve te papune politike te cilet ata e quajne madje tryeza e opozites se bashkuar thuajse spo i lene me gje manget Portokallise.
Retorika luftarake e dragonjve te mendimit progresiv te majte si Ngjela me Milon apo Veliaj me Ndoken qe jane gati tu vene gjoksin protestave te papara e te padegjuara ndonjehere ne historine e Shqiperise ka arsyet dhe frymezimet e veta. Arsye dhe frymezime qe pershkruajne fatkeqesisht nje histori deshtimi per gjithcka perfaqeson institucioni i opozites sot ne kete vend.
Teksa ne prapaskene vazhdon pazari me jep mua kutite bosh ti mbaj fletet e votimit ne vitrine grupi i cunave truphedhur te tryezes se majte eshte gati te perqafoje edhe kauza pronaresh qe vervisin bomba molotov mbi policet dhe te beje te vetat edhe luftera te privates mbi publiken te cilat cdo e majte ne bote do ti neveriste.
Ne nje kontekst me te gjere e majta shqiptare vijon te beje opozite ne po ate menyre sic ka opozituar e djathta kur ora me rere ishte e permbysur. Nuk ka presion dhe kerkesa konkrete ndaj qeverise per te qeverisur sipas nje axhende ne favor te qytetarit te mesem dhe te varfer. Ka vetem denoncime ndaj teprimeve individuale qe nuk po e lene kete sistem shtypes te te varferve te funksionoje ne perfeksionin e vet. Nuk ka rezistence ndaj ndertimit te perandorise se korporatave qe mund ta blejne politiken per te zhvatur pastaj kollaj qytetarin. Ka vetem rezistence ndaj praktikave qe si mundesojne nje pjese te politikes te perfitoje nga festa me shperndarje karamelesh e korporatave.
Dhe fatkeqesisht kjo nuk eshte ndonje dukuri e re dhe e papritur. Po ti hedhim nje sy menyres sesi eshte administruar opozita ne keta pese vjet nuk mund te themi se kjo ka qene ndonje fije me mire nga menyra sesi jemi qeverisur. Ajo qe ka ndodhur ne kete vit e gjysme te fundit pas rikonfirmimit te humbjes se te majtes eshte thjesht perkeqesimi i gjerave sic ndodh me nje semundje kur pacientit ia bejne injeksionet tjeter per tjeter.
Rama hyri ne garen e tij elektorale duke u besuar qorrazi sugjerimeve qe e cuan drejt mesazhesh te gabuara. Ne nje Shqiperi me kontekst teresisht te ndryshem dhe specifik ai humbi kohe duke perkthyer ne menyre simultane mesazhet qe Obama kishte perdorur per nje fushate tjeter ne nje vend tjeter me probleme dhe kontekste krejt te tjera te cilat gjithashtu koha po i provon te gabuara edhe ne origjinal.
Sikunder amerikani Obama edhe shqiptari Rama u miklua tu thote zgjedhesve se problemi me i madh i vendit nuk ishte udheheqja e papergjegjshme e disa njerezve por percarja politike qe i bente te papergjegjshme vendimet e njerezve te pergjegjshem. Ai po vinte ta eliminonte kete anomali luksi kete ndarje sepse ka vetem nje Shqiperi e cila ne thelb eshte e mire.
Viti i fundit duhej ti kishte mesuar Rames ndash pervec leksionit se eshte feminore tia besosh garen me te rendesishme te jetes habitjes nga interneti te disa femijeve ndash edhe dicka tjeter nuk ka vetem nje Shqiperi. Ose me sakte nje Shqiperi gjithmone njelloj.
Po. Ekziston Shqiperia e njerezve qe duan ta fitojne jeten me ndershmeri dhe pune. Por kjo ndodh kryesisht ne teori. Paralelisht me te ekziston edhe Shqiperia qe e degjeneron permbajtjen e saj qe i dorezohet lehte shantazhit nen kercenimin e papunesise urise borxhit apo burgut sepse ky eshte sistemi qe kemi ndertuar dhe qe po mbajme ne kembe. Te njejtet shqiptare qe kur bisedojne ne kafe me njeri-tjetrin jane te gjithe parimore dhe aspirues te nje perifrazimi me te denje per veten shtrengohen qe ti jepen menjehere kompromisit sapo vendosen ne realitetin dramatik ku jetojne shumica e banoreve te ketij vendi.
Konteksti cnjerezor ku ata shtyjne jetet - per ndertimin e te cilit Rama dhe partia e tij jane bashkefajtore - eshte mekanizmi ku therrmohet cdo sens integriteti shoqeror principi moral dhe dinjiteti. Kjo eshte Shqiperia e keqedukuar me sistem arsimor te gerryer ne vite se ciles mund tia hedhesh kollaj po ishe ne pushtet. Qe mund ta manipulosh mediatikisht ta ekzaltosh me ca drita e llambushka apo ta deshperosh e frikesosh me nje te bertitur ne Parlament.
Para ketij sistemi nuk ka te pasur e te varfer pronare te medhenj apo punetore krahu intelektuale apo karagjoze. Qe te gjithe ne menyren e tyre jane subjekte te formave te ndryshme te te njejtit terror ndaj humanizmit. Te gjithe brenda ketij kopshti zoologjik qe kane krijuar brenda kufijve te ketij vendi jane te detyruar qe ne menyren e vet ti kthehen instinktit vetembrojtes qe e shnderron njeriun ne predator.
Rama deshtoi ta kuptoje kete dje dhe ketu origjinon edhe rrenja e nervozizmit te tij politik sot.
Ja pse nuk ka pamje me dekurajuese ne televizion sesa ajo qe shitet si tryeza e opozites. Pse ajo qe trumbetohet sikur eshte dicka midis beselidhjes se Lezhes se Skenderbeut dhe Konferences se Mukjes se Abaz Kupit eshte ne fakt nje tea party ku gatiten vetem parulla dhe shprehje frazeologjike sa per tua thene pas pak kamerave.
Vetem show dhe perpjekje per tu demonstruar te forte kur ne te vertete dekadenca eshte ne feste kjo tryeze asnjehere nuk ka prodhuar ndonje ide ndonje mendim a ndonje metode per ta konvertuar ne strategji politike ate qe perben pakenaqesine e njerezve ndash gje qe fundja eshte edhe puna qe bejne politikanet. Ne te kundert rezultat i saj jane vetem batuta te shkeputura retorike nervoze kercenimi dhe nje linguazh ku sforcimi per ta ngjyrosur me terminologji heroike eshte fare i lexueshem dhe qesharak.
Fisheket jane ezauruar idete kane shterur simpresionon me askend as gojetaria me bomba e Ngjeles sikurse eshte zberdhylur e veleritur edhe jeleku me romba i Veliajt. Tashme eshte perdite e me e kote te fshehesh nje te vertete te madhe. Ne PS ka ardhur koha per nje ndryshim te madh. Nje ndryshim per te lejuar pak ajer te fresket te qarkulloje brenda dyerve te mbyllura hermetikisht per cdo mendim te cilit i tremben ndaj e demonizojne farisenjte e Rames. Ky i fundit eshte tani perpara nje zgjedhjeje te veshtire te ndryshoje veten ose te kete kurajen tia dorezoje ndryshimin dikujt tjeter dhe ta mbeshtese ate si nje sherbim ndaj se majtes qe thote se perfaqeson.
Keto jane kohet e fundit kur mund te ndodhe ky proces vetepastrues. Kete e ndiejne edhe cakej te vjeter ne prapaskene aktore si Fatos Nano te cilet jane afruar ne rrethinat e skenes ku sherbehet gostia e pushtetit duke u kujtuar te gjitheve se e kaluara nuk dorezohet lehte. Rama i cili eshte edhe vete tashme nje histori e vjeter dhe e ezauruar pothuajse si Nano ka shansin e fundit te mos shnderrohet ne nje te ngjashem te perpikte te tij.