Altin Lala, nje 4 ne humbjen 0-3 ne Bremen ndaj Verderit

Albania-sport- Altin Lala ka luajtur përgjatë gjithë ndeshjes së sotme, ku Hanover 96-a u mund bindshëm, 0-3, në "Weserstadion" të Bremenit kundër Verderit vendas, po pa mundur të shmangë dështimin e radhës, dështimi ky që e lë skuadrën e mesfushorit shtatshkurtër shqiptar në vendin e 12-të të renditjes së Bundesligës, vetëm 5 pikë larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.
Në fakt, shqiptari nuk i ka shpëtuar as vlerësimit me 4 (që në futbollin gjerman do të thotë "shumë keq"), për lojën e tij, ndonëse ai duhet të ngushëllohet me faktin se është një nga 4 lojtarë të skuadrës së tij që janë vlerësuar me këtë notë, ndërkohë që, përvec portierit Enke, që është vlerësuar me notën më të mirë (2), dhe Rozentalit, të vlerësuar me notën 3.5, të tjerët kanë qenë akoma më keq, me notën 4.5 e lart.
Skuadra vendase kaloi në epërsi që në minutën e 5-të, me anë të mesfushorit të përfaqësueses gjermane, Tim Borovski, ndërsa vijoi të vuloste fitoren me atë të Hugo Almejdës, në minutën e 67-të, dhe të mbrojtësit të përfaqësueses gjermane, shtatlartit Per Mertesaker, i cili fiksoi fitoren e Verderit në shifrat 3-0.