E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uejn Runi, ai qe merr komplimente edhe nga kundershtaret

Albania-sport - Vetem 30 minuta loje per sulmuesin e ri, 21-vjecarin Runi qe zevendesoi Solskjaer dhe gjithcka ne kualifikimin e Mancester Junajtid ne turin e peste te kupes se Anglise, pas fitores 2-1 me Portsmuth, iu dedikua atij. Dy golat per Runin dhe i dyti i mrekullueshem, qe merr vleresimin si te trajnerit Ferguson dhe atij te Portsmuthit, Redknap. "Kjo ka te beje me vision e lojes se Runit, - pohonte Ferguson, duke vleresuar kete gol te mrekullueshem. - Dhe pse i ri, Uejn ka kurajon qe te marre persiper gjera te tilla". Per skocezin Ferguson pakenaqesia ishte qe nje gol i serbit Vidic ne minuten e 12-te nuk u pa nga gjyqtarit, ndersa topi u largua nga mesfushori i Portsmuthit, Pedro Mendes. "Ne goditjen e kendit, anesori ishte ne pozicionin e duhur per te pare se topi kaloi vijen e portes. Nuk ishte fjala per ince, por per nje kembe largesi", pohoi Ferguson. Per ironi Mancester Junajtid dhe Mendes jane te bashkuar me nje incident te ngjashem ne vitin 2005, kur atehere futbollist i Totenhemi, portugezi realizonte nga gjysmefusha dhe portjeri i djajeve te kuq, Karrol e nxirrte topin qe kishte kaluar afro nje meter vijen e portes. Per kolegun e Fergusonit, Redknap goli i Runit vlersohej me fjalet: "Jam nje tifoz i Uejn, ai eshte nje talent i jashtezakonshem". Ferguson kishte bere disa ndryshime ne skuader, per ndeshjen me Portsmuthin, ku pushonin Kristiano Ronaldo dhe Kuis Saha. Por tekniku skocez mendon se ata do te rikthehen ne skuader per ndeshjen me Uatford, per ligen e pare te merkuren. Portugezi Kristiano Ronaldo eshte kthyer nga Dubai pas nje udhetimi te shkurter dhe per Ferguson, pushimi per te ishte i nevojeshem, pas nje sezoni shume intesiv, qe vazhdon qysh nga kupa e botes. Ndersa francezi Luis Saha u la pushim pas nje demtimi ne stervitje. "Por te dy do te jene gati per ndeshjen e te merkures", nenvizoi tekniku i Mancester Junajtid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›