Petr Çeh del përkrah trajnerit Murinjo

Pavarësisht sulmeve si nga presidenca dhe kritika angleze, trajneri i Celsit Hoze Murinjo, e ardhmja e të cilit po vihet dita-ditës në dikutim, ka arritur të gjejë mbështetjen e futbollistëve të vet. I fundit nga kampi londinez, i cili ka shprehur fjalët më të mira për portugezin është portieri Petr Ceh. Ceku, i cili u rikthye pas 2 muajsh në fushën e blertë pas dëmtimit serioz që mori në kokë ka thënë se do të dëshironte që Hoze Murinjo të mos largohej nga "Stemford Brixh" dhe se fitimi i titujve do të ishte një arsye më shumë për të qëndruar. "Mendoj se është shumë e rëndësishme që trajneri më i mirë dhe futbollistët më të mirë të mbahen në skuadër. Ne dëshirojmë të japim maksimumin për drejtuesin tonë dhe për klubin, por edhe ju duhet të bëni më të mirën gjithashtu. Sepse nëse fitojmë kjo është një mbështetje për të. Kur Murinjo erdhi në 2004 në Londër, një nga të vetmit që më ka qëndruar pranë ka qenë pikërisht ai. Dhe këtë gjë e ka bërë për 3 vjet rradhazi", deklaroi Ceh pas fitores 4-0 përballë Uajkomb të vlefshme për Kupën e Ligës.