Sosho ndjek Lorik Canën

/* */
Klubi francez, Sosho, aktualisht në vendin e 19-të në Ligë 1 (në zonën e rënies), është në ndjekje të mesfushorit shqiptar të Lacios, Lorik Cana. Lajmi u publikua nga mediat sportive transalpine, që theksojnë se, Lorik Cana, i cili po luan pak me Lacios, bën pjesë në bllokun e trajnerit të Soshosë, boshnjakut Mesha Bazdareviç. Në fakt, flitet për një huazim gjashtëmujor dhe jo për blerje, pasi kartoni i kapitenit të kombëtares shqiptare i tejkalon mundësitë financiare që disponon Sosho. Gjithsesi, Cana mbetet opsioni i parë, vetëm në rast se largohet mesfushori shkatërrues i Shoshosë, Kevin Anin.