E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Lala, një ndër tetë kapitenët e huaj të Bundesligës

Altin Lala është një ndër nëntë kapitenët e e rizgjedhur të Bundesligës 1 gjermane, ndërsa nëntë ekipet e tjera kanë zgjedhur kapitenë të rinj. Tradita gjermane është e ndryshme në zgjedhjen e tyre, por më së shumti bazohet në parimet e demokracisë, ku kapiteni mund të zgjidhet nga trajneri por dhe nga vetë lojtarët.
Vetëm gjashtë kapitenë të skudrave gjermane janë zgjedhur nga lojtarët, dhe këtu përfshihet edhe shqiptari Altin Lala që është zgjedhur kapiten i Hanover 96. Të tjerët janë zgjedhur ose nga trajneri ose nga drejtuesit e klubeve.
E vecanta e kapitenëve të klubeve më të mira të Gjermanisë, është fakti se tetë prej 18 kapitënëve të skuadrave janë të huaj. Dhe këtu bën pjesë edhe Altin Lala. Një tjetër kapiten i huaj është edhe portugezi Fernando Meira, që luan në radhët e Shtutgartit. Edhe Shalke 04 ka për kapiten brazilianin Marcelo Bordon i zgjedhur si pasues i Ebe Sand nga vetë lojtarët. Te Wolfsburgu kapiten është holandezi Kevin Hofland, ndërsa shiritin te Hamburgu e mban holandezi i njohur Rafael Van Der Vaart, që është edhe kapiteni në moshë më të re i Bundesligës.
Pesë kapitenë janë portierë, përfshirë edhe Oliver Kahn të Bajernit të Mynihut, si dhe Dimo Wache (FSV Mainz 05)dhe Mathias Hain (Arminia Bielefeld).
Kapitenë të tjera janë Kevin McKenna (Energie Cottbus), Reiner Plaßhenrich (Alemannia Aachen), Thomas Zdebel (VfL Bochum),Raphael Schäfer (Nuremberg, Christian Wörns (Borussia Dortmund) dhe Carsten Ramelow (Bayer Leverkusen)
Franc Hoxha

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›