Ansi Agolli i gatshëm kundër Araut në Zvicër

Klubi zviceran i Lucernës ka përfunduar procedurat e federimit për mesfushorin e majtë shqiptar, Ansi Agolli. Ish-lojtari i Tiranës luajti sezonin e kaluar me Ksamaks Nojshatel dhe u largua që andej pas rënies në ligën e dytë. Agolli është bashkuar me tre shqiptarë të tjerë të Lucerna, por nuk ka luajtur në tri ndeshjet e para, pasi ende nuk ishte federuar. Skuadra e tij e re ka pësuar tri humbje në javët e para dhe mban vendin e fundit në renditje, kështu që federimi i Agollit përbën një lajm të mirë për ta, në prag të ndeshjes së radhës, kundër Araut.
Di.Ikonomi