Altin Lala rinovon kontratën me Hanoverin
Hanover - Altin Lala rinovon zyrtarisht kontratën e tij me Hanoverin edhe për dy sezone të tjera. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare pati shprehur prej kohësh dëshirën për të vazhduar karrierën me Hanoverin, dëshirë të cilën e patën shprehur edhe drejtuesit e klubit.
Futbollisti 33-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës së Hanoverit deri në verën e vitit 2011. Kontrata e tij e vjetër skadonte në fund të këtij sezoni, ndërkohë që me këtë ekip luan që prej vitit 1998.
“Lala është padyshim një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë, megjithëse nuk ka luajtur rregullisht kohët e fundit si pasojë e dëmtimeve të shumta. Ai do ta ndihmojë skuadrën të përmirësohet”, deklaron firmosjes së kontratës presidenti i Hanoverit, Martin Kind.