E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi do të rinovojë me Alesandro del Pieron

Torino - Aleks del Piero do të vazhdojë sërish të kontribuojë me skuadrën e Juventusit me të njëjtat kushte kontrate që ka aktualisht. Këtë fakt e konfirmon presidenti Kobolo Xhili, i cili deklaron se klubi i Juventusit do ta rinovojë kontratën me kapitenin.

“Nuk ka asnjë problem me kontratën e Del Pieros. Ai është kapiteni dhe shtylla jonë, dhe sezonin e ardhshëm ne presim një vit të shkëlqyeshëm nga ai. Muajin e ardhshëm ne do të diskutojmë për të ardhmen e Alesandro del Pieros”, deklaron presidenti i Juventusit, Kobolo Xhili.

Kontrata e kapitenit me skuadrën e Juventusit skadon sezonin e ardhshëm, ndërkohë që pritet rinovimi i saj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›