E Diel, 1 Nëntor 2026

Altin Lala viziton kuqezinjtë, në tribunë në sfidën e sotme

Kapiteni

Pasi trajneri Kuzhe dhe kapiteni Skela përfunduan konferencën, kontingjenti i Kombëtares po përgatitej për të ngrënë drekën në orën 13.00. Por vëmendja e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik u përqendrua te një surprizë e këndshme: kapiteni Altin Lala sapo kishte hyrë në ambientet e hotel “Dyrrah”, ku është akomoduar përfaqësuesja. Mesfushori i Hanoverit është takuar përzemërsisht me drejtuesin e stolit, ndihmësin e tij Mustedaganiç, por edhe me të gjithë futbollistët kuqezi. I ulur në tavolinë me Skelën, 34-vjeçari filloi të komentonte paraqitjen e Shqipërisë për ndeshjen me Malin e Zi, ndërsa hera-herës hidhte ndonjë batutë me shaka në drejtim të autorit të golit, Hamdi Salihi. Lala do të jetë në tribunën e “Qemal Stafës” për të ndjekur nga afër miqësoren me Andorrën, ndërsa për sa i takon rehabilitimit pas operacionit në gju, ai theksoi: “Rikuperimi vazhdon. Ndoshta pas një muaji do të jem në gjendje të stërvitem më intensivisht”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›