E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kërkon më shumë zëvendësime për ti provuar të gjithë

Pragndeshja

Askush nuk e thotë më me gjysmë zëri: ndaj Andorrës sot kërkohet vetëm fitorja. Megjithatë një objektiv i rëndësishëm për trajnerin Josip Kuzhe është të provojë të rinjtë e shumtë që ka në dispozicion. Por rregulli i miqësoreve duket se nuk ia mundëson plotësisht këtë qëllim teknikut kroat. Në takime të tilla aplikohen vetëm 6 zëvendësime. Bazuar në këtë, i bie që lojtari i 18 (i fundit) në stolin e kuqezinjve të mos aktivizohet. Prandaj, drejtuesit e FSHF-së kanë menduar që të gjejnë një zgjidhje edhe për këtë kërkesë të trajnerit Kuzhe. Kështu që gjatë ditës së sotme, zyrtarët përkatës të dy federatave tona pritet të kontaktojnë me njëri-tjetrin, për të gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me aktivizimin jo të 6, por të 7 futbollistëve. Sikurse është mësuar tashmë, në fushë nga minuta e parë pritet të zbresin titullarët e Kombëtares të alternuar me disa prej të rinjve, pasi Kuzhe kërkon rezultatin sa më shpejt. Ndërsa në pjesën e dytë do të ketë hapësirë për aktivizimin e të gjithë të rinjve të disponueshëm në pankinë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›