E Diel, 1 Nëntor 2026

Vargas: Kam ofertë nga Real Madrid


Mbrojtësi i Fiorentinas, Juan Manuel Vargas, thotë se Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me të.

Sapo trajneri i ri i Realit, Jose Mourinho, zbuloi se dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtjes, përfaqësuesi i kombëtares së Perusë, Vargas, zbuloi se Madrid është i interesuar për të.

"është e vërtetë, Real Madridi më dëshiron mua. Unë po largohem i lënë në duart e agjentit tim. Unë jam në pushime dhe dua vetëm të pushoj. I kam kërkuar atij të më informojë vetëm kur të vendoset se cili është destinacioni më i mirë për të ardhmen time", ka thënë Vargas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›