E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altintop ne snajperin e Real Madrid

Real Madrid ka vënë në shënjestër mesfushorin turk të Bayern Munchen, Hamit Altintop, që mund të jetë një nga përforcimet verore.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja spanjolle “As”, sipas të cilës trajneri Jose Mourinho e njeh mirë lojtarin 28-vjecar, i njohur për cilësitë e tij teknike dhe fuqinë fizike.

Kontrata e Altintop me Bayern skadon më 30 qershor dhe Real mendon se mund ta angazhojë turkun në radhët e tij, shton më tej “As”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›