E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në finale, UBT-Kosova - Austro

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 11:31

Të enjten në Universitetin për Biznes dhe Teknologji janë zhvilluar edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit për Robotë ‘EUROBY 2011’, i cili po mbahet për të dytën herë në Prishtinë, i organizuar nga Organizata Botërore për Robotikë (FIRA).

Në të dyja këto takime fitore ka shënuar ekipi kosovar ndaj dy ekipeve nga Austria. UBT-Kosova-Robots fillimisht e ka mposhtur HTL Leonding me rezultat bindës 15:2. Ndërsa, edhe në duelin e dytë ekipi kosovar e ka mposhtur atë austriak Austro, me rezultat të ngushtë 3:2.

Në këtë mënyrë, UBT-Kosova-Robots është kualifikuar në finale, ku do të ballafaqohet me Austro për vendin e parë. Ndeshja finale të premten në të njëjtin institucion arsimor prej orës 9:30.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›