E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi dëshiron stadium me emrin e tij

Nga Express më 06 maj 2011 në ora 11:36

Presidenti i Milanit dhe kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, synon të ketë një stadium me emrin e tij. Berlusconi asnjëherë nuk ka qenë i përmbajtur duke marrë meritat për suksesin e ekipit të tij.

Milan është në prag të fitojë titullin e tij të 18-të në Serie A dhe i nevojitet vetëm edhe një pikë nga tri ndeshjet e fundit për të kompletuar triumfin. “Ne flasim për titull vetëm pasi ai të shtypet në fanellat e klubit”, tha Berlusconi për programin Porta a Porta.

“Në këtë rast për Milanin do të jetë titulli i 27-të (i epokës së tij) dhe 26 trofetë tashmë të fituar nën drejtimin tim e kanë bërë Milanin klubin më të suksesshëm në botë, ndërsa mua presidentin më të suksesshëm në histori të klubit. Pas meje presidenti i cili ka fituar më së tepërmi ishte i madhi (Santiago) Bernabeu dhe Spanja shpërbleu meritat e tij duke emëruar një stadium me emrin e tij”, u shpreh ai.

Në llogaritë e Berlusconit bëjnë pjesë edhe superkupat, që nuk zhvilloheshin në kohën e Bernabeut. Nën drejtimin e Berlusconit nga 1986, Milan ka fituar pesë tituj në Ligën e Kampionëve, shtatë (që së shpejti mund të jenë tetë) Scudetto, një Kupë të Italisë, pesë superkupa të Italisë, pesë superkupa të Evropës, dy kupa interkontinentale dhe

Kampionatin botëror të klubeve. Shanset e tij që stadiumi San Siro në Milano të mbajë emrin e tij janë të vogla, pasi ai ndahet edhe nga rivali i qytetit Inter nën emrin Giuseppe Meazza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›