E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altman: Incidentet vijnë nga pakënaqësitë e dy palëve

Berlin - Incidentet në Mitrovicë mund të ndodhin në çdo moment për shkak të pakënaqësisë që kanë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Sipas analistit gjerman për çështjet në Ballkan, Franc Altmani "Shqiptarët janë të pakënaqur për shkak se nuk ka përparim në realizimin e planit të Ahtisarit, serbët janë të pakënaqur sepse e shohin se kthimi i Kosovës në kuadër të Serbisë nuk është i mundshëm. Në një intervistë për DË, Altman tha se "Zvarritja e dorëzimit të kompetencave tek shqiptarët dhe përmbajtja në marrjen e përgjegjësive nga ana e KF0R-it dhe EULEX-it në veri janë arsye të mjaftueshme për të dyja palët që pakënaqësitë t'i nxjerrin në rrugë".

Ndërkohë ai ka hedhur poshtë argumentin e Tadiçit se Kosova vetëm si "krahinë serbe ka perspektivë në BE". "Kjo është plotësisht jorealiste. Beogradi zhvillimet e tilla mund t'i shfrytëzojë si argument për ndarjen e Kosovës. Duket sikur ai, shikuar në një afat të gjatë këtë mund ta pranojë si zgjidhje minimale. Teza është - pasi nuk ka gjasa për një jetë të përbashkët, ndarja e Kosovës është e pashmangshme", tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›