Izraelitët vrasin gabimisht tre ushtarë të tyre
Jeruzalem - Një gabim i ushtrisë izraelite i ka kushtuar jetën tre ushtarëve të saj. Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga drejtues të ushtrisë izraelite, bëhet e ditur se tre ushtarë të saj u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një predhë e lëshuar gabimisht prej një tanku izraelit gjatë luftimeve në Rripin e Gazës. Ndërkohë, sipas Reuters, katër ushtarë izralitë janë vrarë që kur Izraeli filloi të shtunën një sulm në terren kundër militantëve të Hamasit në Gaza.