E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia ndërpret gazin për Evropën Juglindore

Moskë - Evropa Juglindore ka nisur të përjetojë krizën e ndërprerjses së gazit natyror nga Rusia. Ministria bullgare e Ekonomisë ka lëshuar një komunikatë për media ku jep alarmin e ndërprerjes së gazit nga Moska Zyrtare. Duke filluar nga mëngjesi i sotëm në orën 03:30, Rusia ka ndërprerë gazin i cili kalonte nga Ukraina drejt Bullgarisë, Turqisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Autoritetet bullgare kanë paralajmëruar se vendi po futet drejt një krize të rrezikshme në këto ditë të ftohta dimri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›