E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirupafshim KESH, që dje OSSH-ja

Autori i Lajmit: red.
Mirupafshim KESH. Por bashkë me lajmin e mirë për faljen e kamat-vonesave për konsumatorët familjarë, një tjetër ka kaluar thuajse pa u vënë re. Që dje të gjithë konsumatorët e energjisë, duhet ta nënshkruajnë kontratën jo më me KESH-in, por me OSSH-në, e cila që nga 1 korriku do të jetë furnizuesi publik me pakicë për të gjithë shqiptarët. Të paktën deri në privatizimin e sektorit të shpërndarjes, që duket se s është shumë larg. Në fakt lajmi i mirë, por edhe i keq, është vetëm për ata që s kanë mundur të paguajnë energjinë elektrike, s kanë mundur të paguajnë kamat-vonesat, pa folur për ata që e grabisin. Por po lajm i keq, është sërish për ta: Deri në fund të “amnistisë” që skadon natën e Vitit të Ri (31 dhjetor 2008), sepse afati këtu skadon dhe me OSSH-në (nënkupto privatin), s mund të bëhet shaka si deri më tani me KESH-in. Sidoqoftë “amnistia” shpreson të falë rreth 20 për qind të debitorëve familjarë, ndërkohë që shifrat që do të humbë shteti ende s janë përllogaritur. Dihet vetëm që deri para vitit 2000, shuma e debitorëve arrinte deri në 140 milion dollarë.
Amnistia
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, tha dje se "për të normalizuar situatën dhe që qytetarët të shlyejnë detyrimet e prapambetura që kanë ndaj KESH-it, është vendosur që të ketë falje për kamat-vonesat, duke paguar vetëm detyrimin bazë".
Kjo lloj "amnistie", duket se synon të lehtësojë sado pak ata qytetarë debitorë që nuk kanë paguar rregullisht energjinë elektrike të konsumuar, por nuk do të thotë se i falet krejt ky konsum, por vetëm kamat-vonesat, që duket se kapin shifra të larta..
Ky vendim vjen në një kohë kur pagesat e energjisë së faturuar nga konsumatorët familjarë, luhaten nga 75-82 për qind në muaj, ndërsa pjesa tjetër, nuk paguhet.
Mospagimi i faturave të energjisë nga qytetarët për një kohë të gjatë, sipas ligjit përkatës, që cilëson faturën e energjisë si "titull ekzekutiv", shoqërohet në bazë të ligjit, edhe me kamat-vonesat, të cilat kanë dhe rritje progresive në afat.
Në datën 13 Maj 2008, Këshilli Mbikqyrës i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), miratoi vendimin që të gjithë debitorët familjarë, të cilët gjatë periudhës 13 maj- 31 Dhjetor 2008, paguajnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, lejohen të bëjnë arkëtimin e vlerës së principalit të këtyre detyrimeve, pa arkëtimin e kamatë-vonesës përkatëse.
Gjithashtu, pas datës 31 Dhjetor 2008, OSSH dhe strukturat e saj të varësisë, do të marrin të gjitha masat e duhura, pasi ngarkohen për vjeljen e kamatëvonesave të palikujdura, që i përkasin detyrimeve të principalit të likujduar nga konsumatorët familjarë brenda periudhës 13 Maj-31 Dhjetor 2008.
Mospagimi i faturave të energjisë nga rreth 20-25 për qind të konsumatorëve në çdo muaj, si dhe niveli i lartë i humbjeve të energjisë, shkakton një dëm të madh ekonomik për arkën e KESH-it.
Por dhe humbjet përbëjnë dëm ekonomik për KESH-in, pasi rreth 2 miliardë kilovat-orë energji në vit, prej të cilave, 1 miliardë kwh humbje jo teknike, arrijnë në një vlerë prej rreth 80 milionë euro.
Burime të Entit Rregullator të Energjisë janë shprehur se vjedhja e energjisë elektrike është një krim shumë i rëndë ekonomik dhe nuk mund të përballohet vetëm nga KESH, pasi janë problem për gjithë shoqërinë, shtetin dhe qeverinë.

Premtimet e KESH

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) synon që gjatë këtij viti niveli i arkëtimit të energjisë të arrijë në nivelin 89.6 për qind.
Gjatë 7 viteve të fundit, trendi i arkëtimeve të energjisë së faturuar, është shoqëruar me ulje dhe ngritje. Në vitin 2001, sipas statistikave zyrtare, u arkëtua 76.3 për qind e energjisë së faturuar, ndërsa një vit më pas, në vitin 2002, arkëtimet u rritën në 88.3 për qind.
Por niveli i arkëtimeve nuk ruajti të njëjtin trend, pasi ato u ulën ndjeshëm në 3 vitet pasues, duke arritur në 80.4 në fund të vitit 2005.
Rritja e nivelit të arkëtimeve nisi në dy vitet e fundit, për të arritur në fund të vitit 2007, në 89.5 për qind, gjithmonë sipas raporteve zyrtare. Kjo si rrjedhojë e zbatimit të disa masave administrative që përcaktohen në ligj, duke ndërhyrë në lidhjet e paligjshme, si dhe në ndërprerjen e furnizimit me energji për ata konsumatorë që nuk e paguajnë atë.
Këtë vit, kur dhe pritet të realizohet privatizimi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, arkëtimet e energjisë së faturuar parashikohet të arrijnë në nivelin 89.6 për qind.

Sugjerimet e FMN
FMN ka kërkuar që KESH të bëjë një plan ambicioz për të rritur arkëtimet dhe ulur humbjet në rrjet. Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gerëin Bell, tha gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë para 2 muajsh, se aktualisht ekziston një plan ambicioz veprimi me donatorët për rritjen e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet.
"Procesi i privatizimit të KESH-it, po ecën me hapa të shpejtë, por niveli financiar mbetet problem, megjithëse ka lehtësi si rezultat i reshjeve dhe rritjes së tarifave në muajin mars", tha Bell.
Sipas Bell, humbjet në rrjet shkojnë deri në 1.4 për qind të PBB-së dhe kjo do të thotë se këto humbje janë të barabarta, me më shumë se gjysmën e shpenzimeve që qeveria shpenzon për shëndetësinë.
"KESH duhet të reduktojë importet, të ulë shpenzimet për punonjësit në rast se dëshiron një performancë të mirë financiare dhe në rast se nuk dëshiron të rrisë çmimet", deklaroi Bell.
Të gjithë debitorët familjarë, të cilët gjatë periudhës 13.05.2008-31.12.2008, paguajnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, lejohen të bejnë arkëtimin e vlerës së principalit të këtyre detyrimeve pa arkëtimin e kamatëvonesës përkatëse.

VENDIMI “AMNISTISE”
Pas datës 31.12.2008, OSSH sh.a dhe strukturat e saj të varësisë të marrin masat e nevojshme për vjeljen e kamatëvonesave të palikujdura, që i perkasin detyrimeve të principalit të likujduar nga konsumatorët familiarë brenda periudhës 13.05.2008 - 31.12.2008, sipas pikës 1 te këtij vendimi.Ky vendim t i propozohet per miratim KESH sh.a. Ngarkohet Drejtori i Përgjithshëm i OSSH sh.a për zbatimin e këtij vendimi.
VENDIMI PER OSSH

- Ligji per sektorin e energjise elektrike dhe Modeli i tregut te energjise elektrike percaktojne pergjegjesine e furnizuesit publik me pakice ne furnizimin me energji elektrike te klienteve tarifor
- OSSH sh.a eshte mbajtese e licenses se furnizimit publik me pakice,
- Deri me tani kontratat e furnizimit me energji te klienteve tarifore jane realizuar nga KESH sh.a, cka nuk i korrespondon ndryshimeve te ndodhura ne kuadrin ligjor ne sektorin e energjise elektrike

Per gjithe sa me siper Bordi i Komisionereve,
Vendosi:
1. Në Vendimin nr. 40, date 31.08.2005 ” Per miratimin e kontrates se furnizimit me energji elektrike per klientin e kategorise familjare” behen keto shtesa dhe ndryshime:
1)Ne titullin e vendimit pas fjales familjare shtohen fjalet : nga furnizuesi publik me pakice OSSH sh.a.
2. Ne piken 1 te vendimit pas fjales familjare shtohen fjalet: - nga
furnizuesi publik me pakice (OSSH sh.a).
3- Pas pikes 1 te vendimit shtohet pika 2 me permbajtjen:
Ne kontraten bashkelidhur vendimit kudo ku thuhet furnizuesi ose furnizimi me energji elektrike do te kuptohet furnizimi nga Furnizuesi publik me pakice (OSSH sh.a).
2. Duke filluar nga data 1 korrik 2008 OSSH sh.a eshte pergjegjese per zbatimin e kontratave te furnizimit me energji elektrike te klienteve familjare, te rinj dhe egzistues.
3. Ngarkohet Furnizuesi Publik me Pakice (OSSH sh.a) per zbatimin e ketij vendimi

Ky vendim hyn ne fuqi me date 1 korrik 2008.
Ky vendim botohet ne Fletoren Zyrtare

Kryetari i ERE-s
Bujar Nepravishta
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›