E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas statusit të profesorit, edhe statusi i Akademikut

Autori i Lajmit: red.
Edhe disa probleme të tjera, në lidhje me profesorët dhe studiuesit me kualifikim të lartë, që janë në pension. Deri tani, vetëm një pjesë e vogël e tyre marrin pension të posaçëm. Mirëpo kush merr pensione të tilla? Vetëm një pjesë e vogël, ndër të cilët, pjesa më e madhe janë militantë partiakë. Nuk na duket e arsyeshme që profesorët dhe mjeshtrat e kërkimeve, të cilët janë miratuar nga një komision shtetëror për punën dhe meritat e tyre, të diferencohen pastaj sipas përkatësive partiake nga dikasteret përkatëse apo nga organet e pushtetit lokal, duke veçuar një pjesë të tyre për të marrë pension të posaçëm?!
Statusi i akademikëve duhet të miratohet pasi të jetë miratuar statusi i profesorit. Për këtë argumentimi është i thjeshtë. Akademikët janë një pjesë e zgjedhur e profesorëve që në bazë të procedurave të ndryshme janë caktuar akademikë. Një problem tjetër shumë i rëndësishëm në lidhje me profesorët dhe shkencëtarët që janë në pension, është dhe aktivizimi i tyre në shkolla të larta si pedagogë të jashtëm ose pjesëmarja aktive e tyre në kryerjen e studimeve apo të projekteve të ndryshme sipas profilit. Kjo elitë intelektuale e cila ka një përvojë të gjatë pune, mund të marrë pjesë aktivisht në kryerjen e studimeve të ndryshme ose mund të jenë një oponencë e rëndësishme për projektligjet apo projektvendimet.
Nga sa argumentuam, del e nevojshme që të miratohet Statusi i Profesorit, si për ata që janë në marrëdhënie pune, po ashtu dhe për ata që janë në pension. Kjo do të luante rol pozitiv edhe në vlerësimin prej të rinjve per rritjen e kualifikimit pedagogjik dhe shkencor të tyre.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›