Miratoni statusin e profesorit
Autori i Lajmit: red.
Vetëm një pjesë e vogël e personelit pedagogjik dhe shkencor, që është larguar jashtë vendit, bëjnë punë të kualifikuara sipas profilit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, për fat të keq bëjnë punë të thjeshta.
Në vendet e qytetëruara të botës, elita e inteligjencës, ku përfshihen akademiket, profesorët, profesorët e asociuar dhe doktorët e shkencave, në përgjithësi marrin një shpërblim pune disa herë më të lartë se paga mesatare e punonjësve të tjerë
Specialistët me shkollë të lartë përbëjnë një investim të madh të shtetit, familjes dhe shoqërisë në përgjithësi. Për të treguar vlerën e këtij investimi mjafton që të bëjmë një llogaritje të thjeshtë. Në 5 vjet studim në një universitet privat, studenti duhet të paguajë rreth 20 mijë euro ose rreth 2.2 milionë lekë. Po të shtohen dhe shpenzimet që bëhen dhe për nivelet e tjera të shkollës, del që për një specialist me shkollë të lartë shpenzohen shuma të mëdha. Sigurisht, shpenzimi është akoma më i madh për ata që janë master, për doktorët e shkencave dhe në mënyrë të veçantë për profesorët. Këto shpenzime mbulohen si nga familjet, po ashtu dhe nga ana e shtetit. Në këtë kuptim, intelektualët janë pjesë e rëndësishme e pasurisë kombëtare dhe shoqëria ka të drejtë që të kërkojë frutet përkatëse për këtë investim që ka bërë dhe të mos e lëtë që frutin e këtij investimi, ta përfitojnë vendet e tjera.
Në vendet e qytetëruara të botës, elita e inteligjencies, ku përfshihen akademiket, profesorët, profesorët e asociuar dhe doktorët e shkencave, në përgjithësi marrin një shpërblim pune disa herë më të lartë se paga mesatare e punonjësve të tjerë dhe për pasojë, edhe pensioni i tyre është shumë më i lartë krahasuar me pensionin mesatar.
Pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në vend dhe me miratimin e Ligjit, që çdo person e zgjedh vetë vendbanimin e tij, lumi rrëmbyes i emigracionit mori me vete jashtë vendit një pjesë të madhe të popullsisë dhe, në mënyrë të veçantë, fuqinë e aftë për punë. Nuk ka të dhëna të plota për numrin e emigrantëve, por në bazë të studimeve dhe llogaritjeve që kemi bërë, rezulton se numri i tyre është më shumë se 1 milionë dhe këta përbëjnë rreth 1/3 e popullsisë së vendit. Ky emigrim është shumë i lartë duke marrë parasysh faktin, se nga vendet e tjera ish- socialiste të Europës Lindore, emigrantët përbëjne 3-5 për qind të popullsisë së vendit. Komentet do të ishin të tepërta.
Rrjedhja e trurit të universiteteve; 30% e profesoratit u larguan në fillim të demokracisë
Duke studIuar përbërjen e emigrantëve sipas nivelit arsimor, vëmë re se nga vendi ynë janë larguar shumë specialistë me shkollë të lartë, ku përfshihen dhe profesorë dhe doktorë të shkencave. Në bazë të një studimi që është bërë nga institute të pavarura vetëm në vitet e para të tranzicionit, nga Universitetet Shtetërore ishin larguar rreth 30% e personelit pedagogjik të kualifikuar. Arsyeja është e thjeshtë: Shpërblimi i punës i këtij personeli shumë të kualifikuar në vendin tonë ishte shumë më i ulët se në vendet e tjera. Vetëm një pjesë e vogël e personelit pedagogjik dhe shkencor, që është larguar jashtë vendit, bëjnë punë të kualifikuara sipas profilit, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, për fat të keq bëjnë punë të thjeshta.
Është pozitiv fakti, se qeveria shqiptare para disa viteve me kërkesa këmbëngulëse të personelit pedagogjik të shkollave të larta, ka marrë masa të rëndësishme për frenimin e emigrimit të trurit të kombit, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme pagat e punës së profesorëve, të profesorëve të asociuar dhe doktorëve të shkencave dhe në përgjithësi, të pedagogëve të shkollave të larta dhe institucioneve studimore, gjë që ka ndikuar pozitivisht në frenimin e largimit të tyre nga jashtë shtetit dhe punësimin e tyre në universitetet shtetërore dhe private brenda vendit. Kjo është një zgjedhje pozitive, por është zgjidhje gjysmake, pasi nuk është miratuar statusi i profesorit. Për pasojë, kur kjo elitë intelektuale del në pension, aktualisht i jepet një pension shumë i vogël, në krahasim me pagën referuese. Pensioni përbën 20-25% të pagës referuese. Në këtë mënyrë profesorët dhe punonjësit shkencorë në pension janë të diskriminuar, krahasuar jo vetëm me ata që janë në marrëdhënie pune, por dhe me disa profesione të tjera, që pavarësisht nga pesha e tyre, u jepet pension më i madh. Populli ynë vazhdimisht ka vlerësuar arsimin, kulturën dhe shkencën. Mjafton të permendim faktin, se në shekullin e kaluar është zhdukur analfabetizmi dhe arsimi u përhap aq shumë, sa pjesa më e madhe e popullsisë së re ishte me arsim të mesëm. Kohë e fundit një zhvillim të madh ka marrë arsimi i lartë, ku krahas universiteteve shtetërore aktualisht veprojnë dhe shumë universitete private.
Amerika e thith “trurin” e botës, ne ia japim botës
Përvoja e vendeve të përparuara të botës tregon se atje ku vlerësohet puna e intelektualëve dhe në mënyrë të veçantë, e profesorëve dhe e studiuesve, ka dhe arritje shumë të mira në zhvillimin ekonomiko-social . Nuk është rastesi, që vende të tilla si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë importuar dhe importojnë elitën intelektuale nga vende të ndryshme të botës. Pra, importojnë trurin e kombeve të tjera dhe e përdorin për nevojat e zhvillimit të vendit të tyre. Vendi ynë pas vitit 1990 ishte një nga vendet që ka eksportuar dhe vazhdon të eksportojë trurin e kombit dhe kjo ndodh në një kohë që vendi ka shumë nevojë për profesora të kualifikuar, mjeshtra kërkimesh etj. Sigurisht, ne nuk jemi kundër lëvizjes mekanike të popullsisë nga një vend në tjetrin, por në kushtet kur vendi ka shumë nevojë për specialistë të kualifikuar, kur ne kemi hapur aq shumë universitete brenda vendit dhe kur kemi mungesë për profesorë, profesorë të asociuar, doktorë shkencash, master etj, nuk na duket e arsyeshme që një pjesë e madhe e këtyre specialistëve punojnë në vende të tjera, bile disa prej tyre bëjnë punë jashtë profilit dhe shpeshherë të rëndomta.
Shkaku kryesor i eksportit të trurit pra, është vleresimi i paktë i elitës intelektuale (i profesorëve dhe studiuesve) si kur janë në punë, dhe në mënyrë të veçantë, kur dalin në pension. Prej qeverisë para disa vjetëve është bërë premtim publik, se do të miratohet Statusi i Profesorit dhe do të shikohet mundësia e rritjes se pensioneve për këtë kategori. Me gjithë këtë, ka patur premtime, diskutime, projekte , zvarritje dhe problemi nuk është zgjidhur akoma. Është kjo arsyeja, që para dy vjetësh, 14 profesorë dhe akademikë të nderuar dhe 10 sindikata dhe shoqata jo- qeveritare kanë kërkuar që të vlerësohet më mirë puna e profesorëve dhe e studiuesve dhe të miratohet Statusi i Profesorit. Vitin e kaluar, me këto kërkesa të drejta janë solidarizuar mbi 450 profesorë dhe disa senate të Universiteteve, duke i dërguar kërkesa konkrete kryeministrit , por për fat te keq, nuk është marrë asnjë përgjigje!
Ky lajm është publikuar: 02/07/2008