Alvarez për 12 milionë euro në Inter

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 19:18
Nënkampioni i Italisë dhe fituesi i Kupës, Inter, edhe zyrtarisht ka transferuar mesfushorin ofansiv, Ricardo Gabriel Alvarez, nga ekipi argjentinas, Velez Sarsfield.
Në uebfaqen e klubit nga Argjentina janë bërë të ditur edhe disa detaje të këtij transferimi. Thuhet se Neroazzurrët kanë blerë 90 për qind të kartonit të Alvarezit për 17 milionë dollarë (rreth 12 milionë euro).
Ndërsa 10 për qind të kartonit të 23-vjeçarit do ta mbajë vetë klubi Velez Sarsfield. Inter, pritet që gjatë kësaj vere të sjellë edhe disa përforcime të tjera në Giuseppe Meazza.