Savic kalon në City

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 18:13
Mbrojtësi i Partizanit të Beogradit, Stefan Savic ka nënshkruar për Manchester Cityn, të mërkurën në mesditë. Mbrojtësi malazez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga Eastlandsi.
“Kurrë nuk kam imagjinuar se do të luaj me yjet e Cityt, aq më pak në këtë vit. Kjo ka qenë një ëndërr imja dhe të luash krah këtyre lojtarëve fantastikë është një gjë e madhe”, tha ai.
Savic ishte pjesë e Malit të Zi, kur malazezët arritën të barazojnë me Anglinë në tetor të vitit të kaluar. Kjo ka bërë që klubet angleze të interesohen për të.