mimi i Britanise do te ndryshoje pista. Frike per aksidente

Çmimi i Madh i Britanisë do të fillojë me aksidente. Ky është parashikimi i pilotit të McLaren Jenson Button, në vigjilje të garës mbi cirkuitin e Silverstone. Pista ka ndryshuar me një ndërtesë gjigande, të quajtur ‘krahu’, duke lëvizur në këtë mënyrë edhe startin nga vendi tradicional. Tani makinat e Formula 1 duhet të ekuilibrojnë shpejtësinë e daljes nga starti me kthesën e ngadaltë, përpara se të vazhdojnë xhiron.
"Do të jetë mjaft interesante, dalja nga chicane pas startit e më pas në një kthesë djathtas të ngadaltë, shumë të ngadaltë. Vërtetë nuk e di ç’mund të presësh aty. Duhet të pozicionohemi mirë për të dalë nga problemet sepse mund të ndodhë një përplasje masive në atë kthesë. Mendoj se është vendi më problematik sepse del me shpejtësi dhe duhet të ngadalësosh shumë në kthesë. Kështu nëse ke biletë për të parë startin e garës je me fat sepse do shohësh shumë aksion", ka deklaruar Button.
Britaniku i McLaren e njeh mjaft mirë pistën e Silverstone, jo vetëm për faktin se është cirkuiti i shtëpisë.
Kampioni i botës në 2008 poziconohet bashkë me Mark Vebber të Red Bull Racing në vendin e dytë të renditjes, me 109 pikë, mjaft të diferencuar nga Sebastian Vettel, gjithashtu me Red Bull, në kuotën e 186 pikëve.
Eno Skarço