Alves: Nuk do të humbim në Bernabeu

Pavarësisht humbjes së Barcelonës ndaj Getafes, braziliani i katalonasve, Dani Alves, beson se skuadra e tij ende është në garën për të fituar sërish titullin e kampionit.
“Ende është herët. Ne jemi në gjendej që ta fitojmë titullin. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje të luajmë me filozofinë e lojës sonë”, ka thënë braziliani.
Ai më pas ka folur edhe për përballjen me Real Madridin, që do të zhvillohet më 10 dhjetor në “Santiago Bernabeu”.
“Do të jetë një sfide e rëndësishme. Në rast se do ta humbnim edhe këtë ndeshje, atëherë diferenca me Realin do të shkoj në nëntë pikë, por jam i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë Alves.