Cana vazhdon të “ngrohë” bankinën e Lazios

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana që luan te Lazio e Italisë, vazhdon të “ngrohë” bankinën bardhekaltërve.
Ish-anëtari i PDG, Marseilles, Sunderlandit e Galatasarayt, ende nuk po mund të gjejë hapësirën e duhur te klubi nga kryeqyteti italian.
Kosovari edhe në derbin e mbrëmshëm në mes Lazios dhe Juventusit (0:1), ka qëndruar në bankinë duke mos u aktivizuar asnjë minutë ndaj “Zonjës se Vjetër”. /kp/