E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet Olimpiada e Matematikanëve

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 20:02

Në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Prishtinë është mbajtur edicioni i tretë i Olimpiadës Matematike të Kosovës, në të cilën kanë marrë pjesë 200 nxënës nga klasat e 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe 12-ta.

Nga kjo olimpiadë do të zgjidhen 6 nxënësit më të suksesshëm që do të përfaqësojnë vendin tonë në garën ndërkombëtare, që do të mbahet në korrik të këtij viti në Amsterdam të Holandës.

Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Qëndrim Gashi, ka thënë se qëllimi i kësaj olimpiade është që në të ardhmen të ketë një aktivizim dhe shtytje të të rinjve që të merren më shumë me matematikë, duke pasur parasysh se Kosova tashmë është anëtare e plotë ne Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare.

Gashi ka bërë të ditur se ekipin e Kosovës në Amsterdam, ku do të marrin pjesë mbi 70 shtete, do të përfaqësojnë 6 nxënës të cilët do të triumfojnë në olimpiadën e sotme, rezultatet e së cilës do të kumtohen në mbrëmje.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›