Alves "kërcënon": Dua rrogën si Xavi e Iniesta
Daniel Alves ka dhënë një sinjal të qartë mbi të ardhmen e tij, duke mos pranuar të rinovojë kontratën me Barcelonën.
Marrëveshja aktuale e mbrojtësit brazilian përfundon në qershor te vitit 2012 dhe palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin. Alves kërkon një rrogë të barabartë me atë të lojtarëve si Xavi apo Iniesta, por klubi nuk duket i gatshëm t`ia plotësojë këtë kërkesë.
Në këtë mënyrë, klubi katalanas pritet ta nxjerrë në shitje në fund të këtij sezonit, për të mos e humbur pa marrë asnjë të hollë vitin e ardhshëm. Ndërkaq, në media kanë filluar të qarkullojnë destinacionet e mundshme të brazilianit: Manchester City, Chelsea, Milan dhe Juventus janë në "pole position".