Alyssa Milano vizitë Kosovës

30 vjet më parë në Brodway po zhvillohej një mjuzikëll imazhet e së cilës na kujtohen edhe sot përmes filmit. Është fjala për mjuzikllin Annie e për ata të cilët iu kujtohet atëherë sigurisht se mbajnë mend këngën Tomorrow. Në këtë mjuzikëll ishte edhe një vajzë e vogël, sot aktore e filmit dhe së fundmi edhe ambasadore e vullnetit të mirë, Alyssa Milano.
Milano tashmë gjendet në Kosovë për një vizitë të shkurtër.
Shikuesit e vjetër e mbajnë në mend aktoren Alyssa Milano si Samantha Micelli vajza e re nga seriali Who’s the Boss. Gjeneratat e reja e njohin si Phoebe Halliwell nga seriali Charmed. Milano e cila cilësohet si mbretëresha e tv serialeve nuk ndalet me kaq, së fundmi ajo ka publikuar librin Safe at home dhe linjën sportive të veshjeve Touch për femra.
Karriera e saj e filloi qysh në moshën 8 vjeçare, duke u shfaqur në reklama televizive, tv seriale dhe filma. Rolet e saja ne filmat Fear dhe Poison Ivy 2 i kujtuan botës se ajo kishte lënë prapa imazhin e vajzës së vogël nga seriali Who’s the Boss. Përveç aktrimit gjatë viteve të 90-ta ajo kishte edhe karrierë të suksesshme në Japoni si këngëtare.
Jashtë xixëllimave të showbiznesit, Alyssa është aktiviste në mbrojtjen e kafshëve dhe i takon grupit PETA si dhe me UNICEFIN është ambasadore e vullnetit të mirë në SHBA, me ç’rast është edhe në një vizitë të shkurtër në Kosovë.
Në kuadër të vizitave të saj ajo është ftuar nga UNICEF Kosova që të jetë në Kosovë. Pikë ndalesa e saj e parë ishte qyteti i Mitrovicës. Agjenda e saj ndryshoi pasi u anulua vizita e saj në pjesën veriore të Mitrovicës për shkak të protestave. Pas kësaj ajo ka vazhduar për në fshatin Kushtovë, ku është takuar me disa fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme.
“Është gjithnjë një kënaqësi e madhe për mua të jem me fëmijët, dhe të jem pjesëmarrës në ndonjë ngjarje, ku më jepet mundësia të dëgjoj brengat e tyre dhe shpresat”, tha Milano. Milano ka shtuar se si në çdo vend të botës, edhe fëmijët e Kosovës duhet të dëgjohen sepse kanë shumë gjëra për të thënë.
“Pata mundësi të njoh shumë fëmijë, dhe kam mësuar se fëmijët e Kosovës duan paqe, dhe duan të luajnë dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Dhe si e tregoj edhe kjo ngjarje, është e mundshme të krijohen më shumë mundësi për fëmijët që të shprehin shpresat e tyre, dhe është përgjegjësi e jona që t’i realizojmë këto mundësi”, u shpreh Milano.
Ajo ka kërkuar që fëmijët të mos mbahen peng të së kaluarës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm aktorja amerikane pritet të niset për në qytetin e Gjakovës ku do të takohet me disa organizata të këtij qyteti si dhe me të parin e komunës. Rreth orës 14 : 00, Milano pritet ta vizitojë edhe fshatin Krushë e Madhe. Gjatë vizitës së saj në Krushë të Madhe ajo do të takohet me nënat e këtij fshati ndërsa gjatë mbrëmjes do të kthehet në Prishtinë.