Britania me politikë të re të imigracionit
Qeveria e re britanike është zotuar të përcaktojë nivelin maksimal për numrin e imigrantëve nga vende jashtë kufijve të BE-së, që lejohen të futen në Britani.
Disa britanikë mendojnë se kjo është mënyra e vetme për t’iu përgjigjur mbipopullimit. Por ka të tjerë që e shohin qasjen e re si problematike për biznesin britanik si dhe për ekonomitë e disa prej vendeve më të varfra në botë.
Në fjalimin me rastin e inaugurimit zyrtar të përbërjes së re të parlamentit të Britanisë, Mbretëresha Elizabetë shpalosi politikën e re për imigracionin’.
“Qeveria të kufizojë numrin e imigrantëve ekonomikë, që futen në Britani nga vendet jashtë BE-së”, theksoi ajo.
Qeveria e re nuk ka vendosur ende shifrën maksimale. Duke pasur parasysh se rreth 7 milionë vetë që s’kanë lindur në Britani jetojnë në këtë vend, qeveria thotë se duhen vendosur kufizime.
Priti Patel, anëtare konservatore e parlamentit, thotë se qeveria e mëparshme britanike nuk ka bërë sa duhet për të kufizuar dyndjen e imigrantëve. Tani, thotë ajo, kufizimet janë të domosdoshme.
“Të them të drejtën, duhet të ishte bërë me kohë. Imigracioni ka qenë jashtë kontrollit gjatë 13 vjetëve të fundit. Jemi ndeshur me skenarë absurd, kur s’e dinim kush dhe sa veta futeshin në vend, apo kush largohej”, tha ajo.