E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen çmimet e "Netët e Klipit Shqiptar"


"Netët e Klipit Shqiptar", festivali i videoklipit mbarëshqiptar ndau në mbrëmjen Gala trofetë e fituesve si dhe çmime të tjera, ai i publikut që u fitua nga këngëtarja Era Rusi me klipin " Ikën dhe Vjen",, çmimi special i jurisë që u fitua nga Orges Toçe me klipin "Zhul" , dhe çmimi i medias nga klipi me titull "Hypnotize Me" kënduar nga Ingrid Gjoni
Juria e përbërë prej kineastëve Kujtim çashku, Faruk Basha, Bujar Kapexhiu e Diana çuli si dhe me pjesëmarrjen e artisteve Pavlina Mani, bashëkudhtarja e mbërritur nga SHBA e regjisorit të njohur Pirro Mani si dhe aktorja ikonë e bukurisë Rajmonda Bulku shpalli si :
Klipin me të mirë në të gjithë komponentët videoklipin me titull "A thu" kënduar nga këngëtari Shpat Deda
Kënga qytetare u fitua nga - Gent Ferhati me klipin "Në prag të derëes"
kënduar nga Sidrit Bejleri
Interpretuesi më i mirë në klip u shpall:Selami Kolonja - "Ti më kërko"
Kamera më e mirë në klip Marjeta Billo - "Era Tokës"
Interpretuesja më e mirë në klip Anjeza Shahini - "Lot Pendimi",
Produksioni më i mirë Zajmina ft Blero - "Veç ti"
Klipi më i mirë alternativ Bojken Lako - "Love"
Figura më e mirë skenike femër-Cçiljeta xhilaga - "Dejavu"
Figura më e mirë skenike mashkull -Ervin Bushati - "Veç për ty"
Grafika më e mirë në klip-Blero - "La Vida Loca Remix"
Fabula më e mirë në klip Zig Zag Orchestra -" Jorgjica"
Debutuesi më i mirë në klip-Mirjeta - "Legjendë dashurie"
Klipi më i mirë i muzikës Hip Hop Big Basta - "Bëhu gati"
Dueti më i mirë në klip-Gerta ft Visar Regjepi - "Dashuria nuk ka fe"
Klipi më i mirë në të gjitha komponimet-Shpat Deda - "A thu"
Regjia më e mirë në klip-Da Ghost - "Kceni krejt'
Montazhi më i mirë në klip-Shota Baraliu - "Adonis"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›